Pjesa e parë
Dritan Goxhaj
Që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit, luftë e cila vetëm pas dy ditësh u kthye në origjinën e saj, në konfliktin Izraelito –Palestinez, numri i të vrarëve në Gaza nga ana e ushtrisë izraelite (IDF) ka arritur në 14,920 nga të cilët 4650 janë fëmijë, 3,145 janë gra dhe 3600 janë akoma të mbetur nën rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombat e IDF. Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 29,200.
Kur sheh një shkatërrim të tillë dhe një mospërfillje mizore ndaj humbjes së jetëve njerëzore në Gaza instiktivisht të lindin pyetjet :
Cili është objektivi gjeopolitik i Izraelit kundrejt Palestinës dhe palestinezëve?
Çfar po këkrok të arrijë Izraeli me këtë operacion Ushtarak?
A ka një objektiv strategjik Izraeli dhe cili është ai?
A janë në një linjë objektivi ushtak me atë strategjik dhe atë politik?
Le të sqarojmë pak pyetjen e parë – objektivi politik
Nga çdo lloj aspekti ushtarak që ta shohësh angazhimin izraelit për këtë luftë e kupton se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për eleminimin ose demilitarizimin e një organizate. Vetë numri i forcave të angazhuara, 360 mijë forca të jep të kuptosh se këtu kemi të bëjmë me një objektiv të madh gjeostrategjik, por edhe gjeopolitik. Pasi angazhimi kaq i madh i të gjitha këtyre forcave dhe ndërhyrja nga deti, toka dhe ajri në një territor si Gaza mund të merret me mend se në fund të këtij operacioni të konsideruar si luftë nga Izraeli do të mbetet vetëm një liqen i madh me gjak, vdekje dhe shkatërrim.
Për këdo që e sheh këtë operacion ushtarak si anti-njerëzor do të mjaftonte që të lexonte një dokument të publikuar së fundmi nga instituti Misgav në Izreal, Instituti për Sigurinë Kombëtare dhe Strategjinë Zioniste, dhe që paraqet objektivin politik të kësaj ndërhyrje ushtarake në Gaza, dhe që nga përmbajtja nuk dallon aspak nga qëllimi politik i operacionit “Zgjidhja e finale” që Gjermania Naziste bëri për hebrenjtë në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ky dokument titullohet “ Plani për rivendosjen dhe rehabilitimin definitiv në Egjypt të gjithë popullatës të Gazës”. Dhe është shkruar nga një anëtar i partisë së kryeministrit aktual të Izraelit.
Ashtu si shifet edhe nga titulli nuk është shumë e lodhshme të merret me mend se qëllimi është që gjith Rripi i Gazës të boshatiset nga palestinezët dhe i gjithë ky territor të kthehet në një territor izraelit. Dhe kështu përfundimisht i japin fund problemit politik palestinez.
Le sqarojmë pyetjen e dytë – objektivi ushtarak
Aktualisht ushtria izraelite e cila tashti është kthyer nga Forca Mbrojtëse në Forca Pushtuese, po lufton një lloj lufte konvecionale e përbërë nga një grusht i blinduar që ecën përpara me mbulim e mbështetje masive ajrore.
Forcat Pushtuese Izraelite kanë hyrë në qytetin e Gazës nga disa drejtime duke arritur që të përparojnë vetëm disa kilometra për 4 javë luftime.
Por deri më sot nuk kanë treguar asnjë lloj prove serioze të përballjes dhe shpartallimit të forcave të Hamasit. Ajo që shihet nga videot e shpërndara nga vet ushtria pushtuese Izraelite duken kolona tankesh dhe mjetesh të blinduara të cilat mundohen të çajnë përpara, por asnjëherë të shoqëruara me trupa këmbësorie që lëvizin në këmbë pas këtyre mjeteve të blinduara, siduket nga frika se mos humbasin një numër të madh ushtarësh nga goditjet e befasishme të grupeve të luftëtartëve të Hamasit, të cilët dalin nga tunelet e tyre vetëm sa për të bërë një goditje dhe tërhiqen sërish në brendësi të tyre duke mos i lënë mundësi forcave izraelite që të mund të kundërpërgjigjen atyre direkt.
Por për t’ju shmangur luftimit direkt me Hamasin dhe për të treguar se po e arrinë objektivin e tyre ushtarak i cili është – eleminimi total i Hamsit, janë duke bërë një pastrim total etnik në Gaza.
Izraelitët e kanë kuptuar se me genocidin që po ushtrojnë është pothuajse e pamundur për të çrrënjosur Hamasin, jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht. Por mundësia e vetme për ta zhdukur Hamasin nga Gaza është të boshatisin Gazën nga palestinezët. Kjo është mënyra e vetme që izraelitët të mund të deklarojnë se kanë arritur objektivin e tyre ushtarak.
Le të sqarojmë pyetjen e tretë – objektivi strategjik.
Amerikanët kanë një shprehje sipas së cilës në rast se dëshiron të kapësh dhe zbulosh një krim, atëherë ndiq paranë. Por kush e bën paranë në këtë rastin tonë?
Në Lindjen e Mesme paraja vjen nga nafta dhe gazi. Pra llogjikisht i bje që shprehja amerikane për këtë rastin tonë të jetë : ndiq gazin dhe naftën që të kuptosh arsyet gjeostrategjike të ndërhyrjes ushtarake të Izraelit në Gaza.
Kështu vim te e njëjta histori qindra vjeçare se luftërat bëhen për arsye të interesit kombëtar ose të parasë. Dhe në këtë rast, gazi është një resurs thelbësor për të qënë edhe interes kombëtar edhe para, pasi tashmë ka disa dhjetëra dekada që paraja është kthyer në interes të vetëm kombëtar.
Dhe në këtë rast bëhet fjalë për një fushë gaz mbajtëse e cila ndodhet 36 kilometra larg nga bregu i Gazës, në një thellësi prej 610 metrash dhe që sipas studimit mban rreth 1,000 bilion metër kub gaz, nga shithja e të cilit Palestina mund të ndërtojë impiante për të desalinizuar ujin e detit dhe kthyer atë në ujë të pishëm për gjith popullatën e vet, mund të ndërtojë centrale energjije me gaz dhe të prodhojë energji elektrike për gjith Palestinën, duke mos i paguar më Izraelit 22 milion dollarë në vit energji elektrike, si dhe të zhvillojë gjithçka tjetër, duke e kthyer Palestinën në një vend të modernizuar e të pasur, pa pasur nevojë për ndihma ekonomike nga vendet arabe për të mbijetuar.
Dhe e gjithë kjo pasuri e cila u zbulua në vitin 1999 nga British Gas në atë kohë dhe tashti e kthyer në Shell, nuk ka mundur të shfrytëzohet në asnjë moment pasi Izraeli e ka pamundësuar këtë gjë.
Kjo, pasi Izraeli kërkon një pjesë nga gazi që do të nxirret dhe për këtë arsye prej vitit 2008, një vit pasi Hamasi mori nën kontroll Rripin e Gazës, kjo fushë nafte është vënë nën kontrollin e Izraelit në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.
Dhe që nga ky moment britanikët e Shell-it kanë nisur të negociojnë direkt me Izraelin për shfrytëzimin e kësaj fushe gazmbajtëse, duke anashkaluar komplet pronarin legjitim të kësaj pasuri që janë palestinezët.
Dhe ky është edhe objektivi strategjik i Izraelit, marrja totalisht nën kontroll e këtij territori që ndodhet përballë këtyre fushave të gazit. Duke pastruar etnikisht gazën nga palestinezët dhe duke inkorporuar këtë territor brënda shtetit të Izraelit ashtu si ka bërë prej vitit 1948, duke e kthyer atë në territor izraelit të banuar me kolonë izraelit, garanton sigurinë e çpimit në det dhe mos cënimin nga Hamasi ose çdo organizatë tjetër politiko ushtarake palestineze.
Dhe në këtë mënyrë vimë të pyetja e fundit – linjëzimi i këtyre tre objektivave.
Tashmë duket qartë që për të arritur objektivin strategjik duhet një ndërhyrje e fortë ushtarake e cila do ti japi një herë e mirë fund problemit palestinez nëpërmjet pastrimit etnik dhe genocidit.
Me eleminimin e popullit palestinez nga Gaza arrihet objektivi politik.
Pa palestinezë në Gaza nuk ka më problem palestinez në Gaza.
Me zhdukjen e palestinezëve nga Gaza nuk ka më Hamas në Gaza.
Duke mos pasur Hamas dhe rezistencë të armatosur më në këtë territor, atëherë Izraeli mund të shfrytëzojë i qetë jo vetëm fushat gazmbajtëse të Plestinës, por edhe dy fushat e veta të zbulura para disa vitesh, ku njëra ndodhet pikërisht afër Gazës por në territor Izraelit aktualisht, edhe pse sipa OKB edhe ato territore të kthyera në qytete Izraelite në kufi me Gazën njihen si Territore të Pushtuara Palestineze.
Për këtë arsye tashti qeveria izraelite po i bashkangjit edhe elementin fetar në çdo dalje të Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit me citime nga Bibla Hebraike, janë arsyeja kryesore përse palestinezët “duhet” të vriten.
Burimi/Derguar nga Dilaver Goxhaj


Leave a Reply