“Nisja ose ideja për tu organizuar ishte rezultat i një shkrimi fyes kundrejt ne shqiptarëve i vizuar mbi një mur afër shtëpisë time të cilin e lexova kur kthehesha nga puna”.Kështu e nisi rrëfimin e tij z.Qani Golikja,themeluesi dhe presidenti i parë i shoqatës “Shqiponja”në Komunën Val Camonica e cila shtrihet ndërmjet provincave,Breshja dhe Bergamo.
”Albanesi tutti a pessi”,ishte pesha e kësaj fraze,një sllogan fashist që mi shtypte tëmthat për ditë e më shumë,një shqetësim të cilin e ndava me disa nga shokët e mij si edhe me mësuesen e vajzës ,e cila më këshilloi që”ju z.Qani duhet të bëni diçka si komunitet,të ngrini një këshill apo një shoqatë të shqiptarëve” Dhe kështu u bë,me disa shokë u mblodhëm dhe vendosëm të krijonim një shoqatë e cila tashmë është e rritur në saj të kontributit të të gjithëve,në solidaritet dhe ndjenjë vullnetare.Ishte 31 tetor i viti 2005 kur përherë të parë firmosëm themelimin e saj me Roland Lutaj,Abdyrrahim Zyferi ,Shkëlqim Yryku,Hasan Velaj,Çlirim Popaj,Baftjar Calaj,Mario Shella,Niko Jace dhe Margent Tuda me të cilët filluam të përkujdeseshim për bashkëpunimin me autoritetet vëndase dhe shoqatat e ndryshme.Gradualisht edhe me të tjerë aktivista si ,Abaz Bajrami,Fadil Doçi,Dilaver Zyferi,Sulejman Sinani,Amir Xhemaili,Naser Zylfija,Rifon Tudaj etj,filluam me organizime të aktiviteteve social-kulturore,promovime me krijues letrarë si dhe takime me përfaqësuesit e konsullatave të Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë.Fakti që shoqata “Shqiponja”ka në përbërje të saj shqiptarë nga të gjitha trevat tona të cilët japin një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës dhe të kulturës tonë kombëtare si ;Osman Nuredini,Jasin Dauti,Shpresa Popa ,Petrit Lika,Arjeta Hysa,Sadik Mustafaj,Fatmir Kodra,Adrian Skura,Blerina Qerreti si edhe Amela Gelfi e cila çdo vit pregatit tortën për festën e pavarësisë .Në këtë përvjetor ishim me zëdhënësin e Federatës FNAI z.Ndue Shabaku dhe me bashkëshorten e tij Marjana Shabaku,mësuese e gjuhës shqipe.
Fatmirësisht duke qënë se kemi ndjekur mjaft aktivitete të kësaj shoqate si hapjen e shkollave shqipe,vendosjen e bustit të “Nënë Terezës” kur ishte president i saj z,Sherif Nuredini i cili është edhe këshilltar i Federatës FNAI e të tjera manifestime kulturore,kemi arritur të njihemi me aktivistë dhe veprimtarë të shumtë të cilët me familjet e tyre tradicionalisht i ndjekin të gjitha aktivitetet e kësaj shoqate që tashmë e drejton z.Astrit Hysko i cili është edhe një nga bashkëthemeluesit e Federatës Kombëtare FNAI.Edhe ndihmesa që i japin më të rinjtë shoqatës,është produkt i prindërve të tyre jo vetëm në aktivitete por edhe në votimet kur shpallen kandidaturat dhe bëhen zgjedhjet për drejtuesit e saj. Kam qënë i pranishëm në dy zgjedhjet e kësaj shoqate e cila është shëmbull i harmonisë dhe zgjedhjeve demokratike ku burra e gra të rinj e të reja e kthejnë këtë ditë një festë ku trokiten gotat dhe serviren gatimet tradicionale të amvisave shqiptare .
Hareja nën ritmin e valleve tona tradicionale dhe të këngëve masive i japnin gjallëri kësaj mbrëmje të këndëshme familjare e cila drejtohej nga Zana ,vajza e Jasin Dautit e cila prej vitesh me aftësinë e saj komunikuese por edhe si poete dhe recituese nuk i është ndarë ekipit pregatitor të aktiviteteve në shoqatë. Në jetën tonë si mërgimtarë,larg Atdheut dhe të afërmve,mundohemi të gjejmë njëri tjetrin në grupimet e aktiviteteve social-kulturore,shkencore dhe arsimore që përkojnë me inisiativa të cilat lindin në këto komunitete të mirë organizuara në emigracion dhe për më shumë dallohen janë stafe drejtuese të cilët me seriozitetin që i përkushtojnë veprimtarive dhe pjesëmarrjes së tyre në to,rrisin besimin tek komuniteti si rezultat i punës së tyre por që mbështetja financiare shtetërore është zero,sikurse edhe pjesëmarrja e këtyre shoqatave në projekte ,si për ndjekje edhe në pjesëmarrjen e tyre.
Faleminderit miq të shoqatës“ Shqiponja”
Petrit Aliaj .
Darfo Boario Terme-31 tetor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply