Sa më nal’t bjeshk’ve ju ngjita
Më ngat qiellit ju afrova
Zgjata dorën s’ mun e kapa
Me krahë t’vet mbuloj shqiponja.
Dy krahë shqipja fort i hapi
E midis më futi mua
Bjeshkë më bjeshkë bashkë i shëtitëm
Këngë Malësisë tuj i këndua.
Seç u çuan krejt zanat peshë
Kush trazoj me kangë këto bjeshkë
Në sabah ylberi ra
Mbi Shkelzen rreze tuj nda.
Th’rrasin shkrepat na bjer lahutën
T’këndojmë dy vargje për Dervish Luzhën
Nuk harron djalin Shkelzeni
Besimtarin Rexhep Beli.
Diku ngjova tela sharkie
Larg shkoj zani nëpër nahije
Ngjoj tupanin që çante gur
Trimnisë k’ndojnë n’Nikaj- Mërtur.
N’Curraj t’Epër edhe n’Ptoshë
Përcjell vargun deri n’Gjakovë
Drini mirë përdredhte valën
Me Valbonën kcenin vallen.
Kangën trimit ku e ngjova
Dragobisë dirgjet Valbona
Pushon pak te shpella e gurit
Me i k’ndue kangën B. Currit.
Derën hapun gjithmonë gjeta
Te pleqnari Avdi Rexha
N’Bujan t’madh shkrou historia
N’Mulosmanaj Binak Alia.
Nuk përmblidhen kurrë në vargje
Këngë trimnie djepash në pragje
Këngë ti k’ndoj k’saj Malsisë time
Me ty kurrë s’ndjehem jetime.
nëntor/2023/b/m/londër

Burimi/Facebook


Leave a Reply