Shpesh herë jam tunduar edhe unë në komentet e mia ta krahasoj kryeministrin e sotëm të Shqipërisë me ish-kryeministrin e vitit 1914!
Por kam gjet kohë të thellohem në disa të dhëna e trajtime historike. Ne shqiptarët i kemi konsideruar “tradhtarë” thuajse të gjithë politikanët në drejtimin e vendit. Dhe në krye të listës sipas propagandës komuniste kishim Esat Pashë Toptanin, Gani Beg Kryeziun, Ahmet Zogun. Mustafa Krujën etj. Madje dhe Koliqin!
Me kriteret e komunizmit do të duhej të shpallej tradhtar edhe Ismail Qemali, sepse propagandoi një konfederatë shqiptaro-greke dhe nënshkroi Protokollin e Korfuzit. Duhet të klasifikohet i tillë edhe Enver Hoxha, sepse i kërkonte me ngulm Titos “Na thoni do ta bëjmë bashkimin e Shqipërisë me Jugisllavinë”?
Por si etalon të tradhtarit propaganda dhe ideologjia komuniste na dha Esat Pashën. Por Esat Pasha mund të jetë minor në krahasim me kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Rama. Midis tyre nuk mund të bëhet asnjë krahasim. Në fund të fundit Esat Pasha luajti rol kryesor në mbrojtjen e Shkodrës nga pushtimi malazez. Asnjë vepër të tillë patriotike nuk ka realizuar Edi Rama. Ndërkohë që veprat anti-shqiptare, anti-Kosovë të Edi Ramës janë shumëfish më të shumta!
Prandaj asnjë krahasim nuk mund të bëhet midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Esat Toptani.
Burimi/Facebook


Leave a Reply