Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.
Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe ishte diplomuar.
Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.
Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar 5 vjet burg.
Më 16 maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.
Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.
Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, filozofi, shkrimtari, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite mbetet ende i zhdukur.
UKSHIN HOTI
Njeriu Gjenial i cili sfidoj Intelegjencen e lindjes dhe perëndimit.
Për një figurë të tillë, që ishte dhuratë në popullin shqiptar flitet shumë.. por unë do të flas shumë pak, por diçka që ndoshta ju nuk e keni dëgjuar më parë.
Po e citoj Mikun e Ukshinit Stephen Larrabe anëtar i këshillit të sigurisë kombëtare të presidentit Jimi kartner:
( E them me gjithë bindje të plotë, se një personalitet i tillë lind rrallë në historinë e popujve, siduket Ai nuk gjen një harmonie të plotë me elitën e Akademikve shqiptar, ata mund të ndjihen të sfiduar nga idetë dhe vizioni i qartë i tijë! Ashtu siq ndihemi edhe ne…)!
Ukshin Hoti ishte në postin e sekretarit në merrdhenjet me jashtë (jugosllavi)
Fjalimet e tijë tezat e tijë dhe vizioni unik e i qartë në disa Metropole të Europës, tërhoqi interesimin dhe gjelozin e qerqeve me të forta diolomatike Europiane të kohës!
🪄Problemi Europian me Ukshinin dhe anasjelltas ishte Islami dhe vizioni i Unioneve në kornizat paqesore duke i ballancuar mbi parimet e lirive e të drejtave të njeriut karta e Gjenevës!🪄
Gjatë qëndrimit dhe specializimit të tij në USA ka qenë i zgjedhur dhe i emëruar nga direktori i universitetit Harvard për hulumtime dhe studime shkencore të pavarura…ka qenë njeri i vetëm i zgjedhur nga Europa qe perfaqsonte të gjithë posdiplomistet e Europe’s në USA.
Në vitin 1978 në një seminar të diplomatëve të rinjë për politikat e jashtme e m’ban një temë të gjatë në për konfliktitin palestinezo-Izraelit Ukshin Hoti ishte i guximshëm dhe i hekurt dhe përkrahës i zgjedhjes kauzes palestineze….dhe ishte mbrojtës brilant i religjioneve monoteiste dhe islamit Europian konkret atij ne Ballkan…
Intervista e tijë e njohur në Londër (islami, krishterizmi dhe politikat Europiane lindje- perëndim) i shtangu kritikët Britanez më vigjilencën dhe vizionin paqësor…
Mbasi që dështuan piramidat e Elitës t’a integrojnë në rradhët e Veta dhe shërbimet e Intelegjences lindore e perëndimore….
Në fund fare mbas izolimit të tijë dhe burgosjes, ekzekutohet me dëshirën dhe kompromisin e sherbimeve të Intelegjences Europiane dhe atyre serbe, padyshim se servilet e LDK-se u liruan nga friga e personalitetit dhe fjalës së tij…
I lartësuar qoftë në Berzah, dhe i zgjedhur i krijusit në Ahiret në përjetësi..
Ky popullë nuk e meritonte një lider aktivistë e vizionar të tillë.
Shkumbin Muriqi
Burimi/Facebook/Balli Kombetar


Leave a Reply