Duke marrë shkas nga aktualiteti politik dhe gjendjen ku ndodhet opozita shqiptare dua të ju rikujtoj se si e djathta erdhi në pushtet në vitin 2005 e udhëhequr nga PD me kryetar Dr. Berishën.
Berisha erdhi me “meritë”, me mbështetjen e “Amerikanëve” apo ishte një ndërthurje e këtyre dy komponentëve.
Sot përdorët togfjalëshi (abuziv sipas meje) që pa Amerikën nuk vihet në pushtet, ndërkohë që nuk më rezulton fiks kështu fitorja e 2005.
Të gjithë e njohin miqësinë e ngushtë midis Berishës dhe familjes Bush ku në 2005 George W. Bush ishte president në mandatin e dytë.
Kjo ishte koha më e favorshme që Berisha të fitonte pushtetin në mënyrë krejt të lehtë dhe me një kompozim sipas dëshirave të tij pasi do ja garantonte Amerika pushtetin.
Në fakt po ta analizosh nuk ishte fiks kështu, Berisha si një nuhatës politik duke kuptuar se populli donte vërtet ndryshim nga qeverisja e majtë prej 8 vitesh (e cila ka pasur 4 kryeministra të ndryshëm) pavarësisht se ishte miku më i ngushtë i njeriut më të pushtetshëm të planetit i duheshin numrat dhe shumica.
Në vitin 2005 Berisha brënda PD krijoj një fraksion të ri duke sjell KOP-in për të ngjallur klimen e besueshmërisë tek e reja me individë të formuar jashtë Shqipërisë duke e ndërthurur me bazën e PD që ishte në opozitë që nga 97.
Ndërtoj një koalicion me të gjitha partitë opozitare ku me disa prej tyre kishte pasur përplasje të forta dhe ndarje në dukje përfundimtarë por i ftoj në aleancë për të mundur qeverinë e majtë.
Janë shumë figura të njohura që kishin ikur nga PD në vitin 2000 dhe më herët por u rikthyen në vitin 2005 bashkë me Pollon, Imamin, Pashkon, Shehun e shumë figura të tjera që nuk po i përmend duke bashkuar të djathtën për fitore.
Gjithashtu Berisha luajti fort duke përçarë të majtën ku jo pak rol luajti edhe Ilir Meta me ndarjen e PS dhe krijimin e LSI si një faktor që i dha fitoren PD duke i sjellë PS humbje në bastionet e saj nga çarja e votës gjë të cilën demokratët e kanë harruar.
Pjesë e koalicionit ishte edhe Lufter Xhuveli i cili u bë përsëri ministër me qeverisjen e djathtë.
Të gjitha këto lëvizje bashkë me aktorë dhe faktorë të asaj kohe ata që e mjelën pushtetin e PD i kanë harruar.
Pyetja lind: Përse i duheshin të gjitha këto lëvizje Berishës nëse Amerika do ja dhuronte fitoren në tavolinë? A nuk ishte më komod Berisha të fitonte vetëm me ata që ai dëshironte dhe nuk afronte askënd nga ata që ishin ndarë dhe kishin ikur nga PD? Përse duhej ti amnistonte dhe ti bashkonte?
Përgjigja është shumë e qartë: Pavarësisht ndihmës që aleati ynë strategjik mund të jepte PD i duhej shumica, i duheshin votat dhe vetëm bashkimi i spektrit të djathtë mund ta sillte fitoren.
Të gjithë ata që propagandojnë se do na sjellë Amerika në pushtet duke e dhuruar fitoren në tavolinë, janë “TOTALISHT GABIM”, 2005 është prova e qartë se si duhet të fitohet.
Ata që ende i besojnë këto përralla kam një sfidë për to: Sot parlamenti i Shqipërisë ka 140 deputet, jam i bindur se 100 deputet i influencon Amerika kur të dojë nëse ka dëshirë. Kushdo që thotë se unë do behem kryeministër se do Amerika le të bëhet që sot, le ta rrëzojnë Ramën me votëbesim dhe të votohet si kryeministër i ri me këtë parlament dhe këto deputet.
KJO NUK NDODH!
Amerika është demokracia e botës dhe respekton institucionet e saj.
Kushdo që abuzon nën emrin e Amerikës herët apo vonë do e paguajë abuzimin që bën.
Opozitës i duhet strategjia e bashkimit, përballjes dhe fitores që të ketë shumicën e votës në kutitë e votimit.
Harrojeni se do ketë qeveri dhuratë!
Këtu nuk po them aspak se duhet të anashkalojmë aleatin strategjik 🇦🇱 🤝 🇺🇸 , por jeta na ka mësuar se asgjë nuk vjen dhuratë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply