A është e vërtetë që shqiptarët ishin të vetmit në Ballkan që u islamizuan masivisht? Aspak. Kjo është një përrallë që tregohet rëndom si nga pseudo studiuesit ballkanikë ashtu dhe nga ata shqiptarë.
– Në vitin 1699 nga krahinat e Sllavonisë dhe Likës në Kroaci u dëbuan nga pernadoria austro-hungereze afro 200 mijë myslimanë. Këta myslimanë u zhvendosën në Bosnje dhe sot përbëjnë një pjesë të mirë të popullsisë myslimane të Bosnjës.
– Në 1770 gjatë revoltës së “Orllovit”, një kryengritje mercenare e paguar nga rusët, u masakruan disa mijëra myslimanë në More dhe në Kretë.
– Gjatë kryengritjes së parë serbe 1804-18013 në sanxhakun e Smederevos, të gjithë meshkujt myslimanë të Beogradit u masakruan, ndërsa gratë dhe fëmijët e tyre u pagëzuan me dhunë. Gjatë gjithë luftës, rreth 15 000 – 20 000 myslimanë u dëbuan nga vendbanimet e tyre.
– Gjatë “revolucionit” grek 1821-1828 numërohen rreth 40 000 myslimanë (dhe shumë çifutë) të masakruar, nga këta 8000 vetëm në Tripolica.
– Në 1877 e gjithë popullsia myslimane e Dobruxhës në Rumani u dëbua me dhunë. Po atë vit filloi spastrimi i myslimanëve të Bullgarisë. Nga 1.5 milionë myslimanë që kishte Bullgaria, 200 000 vdiqën rrugëve ose arritën të largoheshin. Deri në vitin 1911, nga Bullgaria janë dëbuar plot 350 000 myslimanë.
– Në vitin 1878 nga Serbia qendrore u dëbuan rreth 100 000 myslimanë, nga këta vetëm gjysma ishin shqiptarë. Të tjerët ishin sllavë.
– Në vitin 1923 shteti grek dëboi afro 600 000 myslimanë të etiketuar si “farë turke”, nga këta vetëm 35 000 shqiptarët, ndërsa shumica ishin grekë etnikë dhe sllavë. Numri i turqve etnikë ishte i papërfillshëm.
Në total rreth 3 milionë myslimanë janë vrarë ose dëbuar nga Ballkani gjatë periudhës 1699-1923. Shumica e këtyre ishin grekë dhe sllavë.
Pra, shqiptarët nuk ishin as të vetmit që u konvertuan dhe as shumica. Dikur Ballkani ishte plot me myslimanë por shtetet nacional-ortodokse i zhdukën ata me dhunë. Ndër to Greqia është rasti më ekstrem. Një armike totale e diversitetit fetar, Greqia ka zhdukur me themele pothuajse çdo trashëgimi islamike të periudhës osmane.
Në foto: Xhamitë e Selanikut në vitin 1910.
Burimi/Facebook/Balli Kombëtar


Leave a Reply