Egon Gjadri kreu studimet e mesme me rezultate te shkelqyera ne Gjimnazin Qemal Stafa ne Tirane nga viti 1950 – 1954, dhe u diplomua po me rezultate po shkelqyera ne Fakultetine Inxhinierise se Ndertimit ne Universitetin Shteteror te Tiranes ne vitin 1958.
Pervec pasionit per shkencen e Inxhinierise se ndertimit, Prof Egon Gjadri ishte njeri me pasione të shumanshme në jetë, ai ishte studiues i rregullt i Shkences se Fizikes Matematikes dhe Astronomise Egon Gjadri ishte Gjithashtu i apasionuar me sportet sidomos me sportin e volejbollit duke qenë dhe një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij në vitet ’50- si dhe nje lojtar profesionist i sportit te Shahut.
Nis karieren e tij Inxhinier Projektues si pjesëtar i grupit të projektimit të hidrocentralit të Shkopetit dhe të atyre mbi lumin Bistrica (Bistrica 1 e Bistrica 2). Gjadri është bashkautor i skemës së shfrytëzimit hidroenergjitik të kaskadës së lumit Drin si dhe bashkautor i bashkëvendosjes së hidrocentraleve të Vaut të Dejës, Fierzës e Komanit. Inxhinieri i shquar ishte projektuesi kryesor i te gjithe tuneleve të hekurudhës shumë të vështirë, Elbasan-Përrenjas, përfshi edhe tunelin më të madh, atë me gjatësi prej 3 000 metrash në Qafë Thanë. Profesor dhe inxhinier Gjadri është autor dhe bashkautor i librave të ndryshëm si “Ura dhe Tunele”, “Llogaritja statike e veshjeve monolite të tuneleve”, “Digat prej betoni me gravitet në bazamente shkëmbore”, “Veprat e derivacionit me presion në hidrocentrale”, “Llogaritja e digave hark me metodën e ngarkesës provë”, “Veprat e devijimit dhe të shkarkimit të plotave në disa hidrocentrale të vendit tonë”. Për kontributin e çmuar për vendin e tij, inxhinier Gjadri u dekorua me Urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” i Klasit të Parë, si dhe ka marrë dy here Çmimin e Republikës së shkallës së parë”. Në nëntor të 1990-ës, Egon Gjadri ishte pjesëtar i grupit të përzgjedhur për shqyrtimin e plotësimeve në Kushtetutën e Shqipërisë, së bashku me emra të tjerë si Dritëro Agolli, Hysen Laçej, Shaban Demiraj, Tish Daija apo Ela Tase. Për shumë vite Gjadri ishte drejtor i Institutit të Projektimit dhe Ndërtimit të Hidrocentraleve, detyrë që e kreu edhe në fillim të viteve 90-të.
Në projektimin e hidrocentraleve Prof Egon Gjadri ka nje rol kryesor. Një kontribut të madh ka dhënë në fushën e projektimit të linjave të tensionit të lartë .Gjatë kësaj periudhe me fillimin e projektimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin si anëtar i grupit të projektimit ka marrë pjesë aktive në projektimin e këtyre hidrocentraleve. Është bashkautor në kompozimin e veprave të hidrocentraleve të Vaut te Dejës dhe Fierzës si dhe projektues i disa veprave , ku kreu një punë të madhe shkencore dhe teknike në fushën e projektimeve dhe duke marrë pjesë aktive në projektimin e hidrocentralit te Komanit, Banjës dhe Nyjës Hidroteknike të Bovillës, të projektimit të hidrocentralit të Bushatit dhe të skicë-idesë së hidrocentralit SKAVICES
Burimi/Facebook


Leave a Reply