Zhvillimi ekonomik përfaqëson interesin strategjik kombëtar si bazë mbështetëse kryesore e Sigurisë Kombëtare.
Në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës janë prekur interesat kombëtare të zhvillimit ekonomik.
Prioriteti ekonomik është kthyer në fasadë politike, pa mundur të ndalojë rënien ekonomike dhe varfërinë.
Keqtrajtimi i pasurisë kombëtare, privatizimet, grabitja konçensionet, bazuar në modele eksperimentale, kanë cënuar rëndë procesin e sigurisë kombëtare.
Sistemi “çentaur” çoi në mbylljen e jetës ekonomike së shteteve shqiptare, duke dëmtuar ekonominë dhe mbyllur rrugët për informacione dhe teknologji të reja.
Ekonomia kërkon anën objektive të analizës dhe anën subjektive të veprimit. Në shtete shqiptare industria është parë si një mallkim, pa investime.
Prona private, nuk është përdorur si energji dhe si fuqi magjike, për produkt pozitiv. Dëshirat për qëndrueshmëri ekonomike, nuk krijuan panoramë makroekonomike të dobishme.
Liberalizimi i treguat dhe nevojat për eksporte, thithjen e investimeve të huaja, u përball me mangësitë në legjislacionin mbi pronën private dhe mjedisin e sigurisë.
Privatizimet janë kryer pa strategji dhe objektiva zhvillimi, pa transparencë, me afera korrupsioni, me raporte të përmbysura ristrukturim-privatizim, ku në pjesën dërrmuese ristrukturimi ka rezultuar i dështuar.
Ekonomia informale dhe korrupsioni, asfiksojnë ritmet e zhvillimit, ligjshmërinë, duke e detyruar ekonominë kombëtare të mbetet e brishtë.
Eksperimentimi i privatizimit ekstrem brenda fazës kalimtare të ndryshimit dhe politikat fiskale po shkatërrojnë shtresën e mesme, duke e çuar popullin drejt varfërisë ekstreme dhe përqëndruar kapitalin në pak duar.
Diktati i oligarkisë së faktit mbetet ende i pashmangshëm. Ajo nuk dallohet për patriotizëm në sipërmarrje në raport me shtetin, por është kthyer në rrezik për sigurinë kombëtare, si makth tragjik që reflekton në nivelin e jetesës së popullit shqiptar.
Në shumë raste, është vërtetuar mungesa e fuqisë financiare të shtetit, i mbytur në borxhin e jashtëm dhe atë publik. Në shtete shqiptare ky mbetet tregues delikat dhe i dobët, që nuk garanton realizimin e programeve të perspektivës për sigurinë.
Nxitja e interesit të përbashkët ekonomik brenda territoreve shqiptare, fuqizon shtetet shqiptare, bindjen dhe besimin për të qenë në krah të njeri-tjetrit si pjesë e një kombi.
Të kapemi pas gjërave të prekshme që funksionojnë. Të ndërtojmë rrjetin e përbashkët energjitik, të zhvillojmë tregëtinë ku të ketë ndarje ndërkombëtare të punës.
Në zhvillimin ekonomik, alternative e re politike ka nevojë për një vështrim tërësor në përcaktimin e saktë të rrugëve fitimprurëse me minimumin e shpenzimeve dhe maksimumin e arritjeve.
Situata kërkon një studim të thelluar të gjendjes së ekonomisë, e cila nuk u arrit të bëhej në asnjëherë pas shëmbjes së sistemit komunist.
Nëse nuk ushtrohet kontroll i programuar mbi ekonominë në tërësi, atëherë do t’i hapet rruga korrupsionit dhe pasurimit të pamerituar kundër zhvillimit ekonomik. Biznesi synon fitimin si kategori objektive, dhe qeverisja e mirë ka nevojë për mbështetjen e tij.
Thithja e investimeve (veçanërisht atyre amerikane në fushën e energjitikës), rregullon imazhin e shteteve shqiptare mbi stabilitetin politik dhe mjedis të sigurtë.
Orientimi nga rritja e burimeve të energjisë është hapi i parë që e shkëput Republikën e Kosovës nga varësia e jashtme.
Pa fitim ekonomik dhe pa zhvilluar luftën kundër korrupsionit, nuk ka shoqëri demokratike. Brenda interesit ekonomik ka mjaft hapësira integrimi, të cilat nuk krijojnë përlasje me filozofinë e sotme evropiane.
Me ndikimin e grupeve të interesit dhe mbështetjen e Diasporës dhe Emigracionit Qendra e Studimeve Strategjike duhet të rekomandojë planin strategjik të zhvillimit ekonomik kombëtar, duke vlerësuar potencialet demografike dhe në natyrë në të dy anët e Drinit.
Siguria Kombëtare


Leave a Reply