Presidentja Vjosa Osmani sonte mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës, në hapësirën e Ambasadës së Kosovës në Shkup ky organizim u mbajte në orën 18:00. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Por ish ambasadori i Kosovës Gjergj Dedaj reagon ashpër në një status në Facebook
“Keqëpërdorimi dhe politizimi i Shën Nënë Terezës, ne Ambasadën e Kosovës, në Shkup
Turpet e Vjosës nuk i lanë Shën Nënë Tereza, as Vardari dhe as Drini i Zi !
Vjosa Osmani, presidentja e pasmesnatës, e zgjedhur me votat dhe mbështetjen e Radojçiqit dhe Listës Serbe, e keqpërdorë edhe emrin e Shën Nënë Terezës, për marketing politik, propagande dhe kamuflim të imazhit të saj nepotist.
Ajo sot në Ambasadën e Kosovës në Shkup, me pompozitet politik merre pjesë në inaugurimin e bustit të Nënë Terezës, mu nga aty ku ne vitin 2021, në mënyrë brutale dhe kriminale, pa asnjë vërejtje dhe asnjë gabim, me gjasë me kërkesë të Recep Taip Erdoganit dhe ithtarët e islamit radikal politik, me kishte shkarkuar nga pozita e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë sē Veriut, për t’a vendosur në pozitën time burrin e saj, të ashtuquajtur “Zotëria i Parë”!
Krimi dhe turpi kanë emër dhe mbiemër!”
shkruan ish ambasadori i Kosovës ne Shkup Gjergj Dedaj i shkarkuar nga Vjosa Osmani

Burimi/parrotlla.org/


Leave a Reply