Gjithmonë i buzëqesh kujtimit tënd
Se Ti je hëna në timin qiell.
Me ty dhe zërat më vijnë si këngë
Dhe frymëmarrja frymëzim përcjell.
Ti vjen si lumë i gjerë, i fryrë
E vret vetminë time
Buzëqeshjen tënde, në fytyrë
E gjej në fundin e çdo rime!
Femi I vogël, ndjehem para shpirtit
Si një zog, para një bote
E ti këtë botë e bëre tënden
Pra shpirti im është bota jote!
Mua pa ty jo nuk më rrihet
Dhe pse shumë kohë jetoj pa ty
Zemra ime, në zemrën tënde fshihet
Dhe shpirti im, jeton në t’uat sy.
Burimi/Facebook


Leave a Reply