
Shqiptaret akoma nuk kanë kuptuar demagogjinë, Hipokrizinë dhe mashtrimin e fuqive të mëdha
104 vite me parë në Konferencën e Paqes, U. Uillson duke i u drejtuar europianeve në 14 pikat e famshme do te thoshte :
“Se tani e tutje sistemi ndërkombëtare duhet të bazohej, jo në ekuilibrin e forcës, por në Vetvendosjen Nacionale”.
S’ka mjerim më të madh për dy Akademitë tona dhe për gjithë Elitën intelektuale shqiptare, e cila edhe sot pas 100 vitesh, akoma nuk ka ndërtuar strategjinë e Bashkimit dhe Unifikimit Kombëtar Shqiptarë.
Një shekull genocid ndaj shqiptareve, një shekull ndarje e coptim të trojeve shqiptare, një shekull që shqiptaret vetëm presin “Godonë” si shpëtim.
Një popull ku historia tregon se këtu ka filluar “gjeneza e jetes në europe”, ende I ndarë e copëtuar në disa shtete.
Një popull i lashtë të cilit I është grabitur historia, I janë grabitur kultura, i janë grabitur doket, zakonet, këngët, vallet, veshjet, stolite, legjendat.
I është grabitur shpirti I identitetit tij kombëtar.
Përse e gjithë kjo urrejtje ?
Përse 150 vite më parë Europianët thoshin se ;
“Ne nuk jemi të interesuar për disa kasolle shqiptare ?
Përse na ndanë evropianët?
Përse na copëtuan në Berlin, në Londër dhe Versajë ?
Përse shqiptarët akoma kokulur presin “mëshirën e tjereve” ?
Përse Elita intelektuale shqiptare akoma deri më sot nuk e ka ngritur zërin për masakrat dhe gjenocidin që është ushtruar nga turqit, sllavët e grekët ndaj shqiptareve ?
Përse Diplomacia jonë është kaq e paaftë, kaq servile, dhe kaq konformiste e mjerane, sa nuk ngre dot zërin e të thotë para gjithë opinionit botror, se Kombi Shqiptare, se si asnjë popull tjeter në botë, ai është vrare, djegur e shpopulluar gjatë vetëm një shekulli.
Shqipëria sot “drejton” Këshillin e Sogurimit në OKB, por ajo nuk është e zonja të ngrejë të Drejtën e Vetvendosjes Nacionale, siç thoshte para 104 vitesh presidenti Amerikës Uillson.
Përse ne shqiptaret presim gjithmonë kokulur “mëshirën” apo atë se çfare na japin si lëmoshë të tjeret.
Disa naivë kërcyen si negrit e Afrikës kur u “kriju” shteti Kosovës, duke u çjerrë se tani u “zgjidh çeshtja shqiptare”.
Vetëm budallenjtë mund të gënjehen me veprime tilla te diplomacisë tinzare te Fuqive te mëdha, sepse megjithëse kjo dihej, koha provoj qartë se keto janë pazare apo kompromise te gjeopolitikës lindje-pëerendim.
Dy “shtete shqiptare” çirreshin “patriotet, gazetaret dhe analistet e paguar pikërisht nga ata të cilët që vazhdimisht e kanë sabotuar zgj8dhjen e çeshtjes shqiptare.
“Dy shtete shqiptare” pa sovranitet e integritet.
“Dy shtete shqiptare” të varura tërësisht, ekonomikisht, politikisht.
“Shteti artificial i Kosovës”, pa institucione të konsoliduara, tërësisht të varura, pa ekonomi, pa ushtri, me sovranitet te kufizuar, me një Kushtetute të diktuar, me simbole e flamur të përcaktuar, që nuk shprehin vullnetin e popullit.
E gjitha kjo tregon se çeshtja shqiptare jo vetëm nuk është zgjidhur por përkundrazi ajo është tashmë totalisht e minuar.
Për ditë e më tepër dëgjohen zërat naivësh apo “idioteve te dobishëm”, se populli Kosovës ndryshon nga ai shqiptar, çka ka qënë “filozofia e Doktrina e Titos” për të nxitur konfliktin e sabotuar Bashkimin e Shqiptareve.
Dhe ja tani dy “shtete ndryshme”, me Kushtetuta te ndryshme, me simbole të ndryshme, me me flamur e himn te ndryshëm, me data çlirimi të ndryshme, me kufij dhe dogane mes tyre, dhe sikur të mos mjaftojnë keto, analiste, gazetare e politikanë, I fryjnë çdo dite konfliktit ndarjes politike, krahinore dhe gjuhësore.
Për të gjitha këto kujt do t’u kerkojmë fajin ne shqiptaret, përveçse vehtes.
Ne i a kemi vendosur vehtes kufijtë.
Ne konsiderojmë “suksese” te diplomacisë tonë marrëveshjet mes sllavo-greko-maqedonasve, ndërkohë që kufirin mes një një kombi e mbajmë vetë në këmbë.
Prandaj ky është mjerimi ynë intelektual, kjo është fatkeqësia jonë kombëtare, sepse nuk arrijmë akoma më nivelin e Vetdijes dhe Unifikimit të Kombit Shqiptare.
Ndaj thirrja “Shqiptarë të të Gjitha Vendeve Bashkohuni, është dhe mbetet përhere aktuale.
Burimi/Facebook


Leave a Reply