Dje në mjediset e Qendrës Sociale Marcolini në Montichiari (Brescia) u hap sipari i veprimtarive kulturore. Si gjithnjë, nën përkujdesjen dhe bashkëpunimin e organizmave shoqërore.
Organizatorët ishin Cooperativa Sociale “La Sorgente”; Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali dhe shoqata Alba. Për realizimin e këtij eventi, ideja ishte e Marjana Shabakut, pasi ajo njihte direk personat që ishin dhe personazhet, Mama dhe Tony, të librit me titull “Takiwatanga”. Autore e librit është Profesoresha e gjuhës angleze Marina Forenza.
Pak a shumë jemi përsëri në atmosferën e pushimeve. Megjithatë, kundër tendencës së indiferentizmit për veprimtaritë promovuese të librave artistikë, kësaj herë pati pjesëmarrje të kënaqshme, kjo për faktin se në libër Profesoresha ka trajtuar një temë tepër të ndjeshme shoqërore e humane.
Pasi u njoh me idenë dhe qëllimet e këtij promovimi, regjizorja e talentuar tiranase Valbona Xibri, u vu në lëvizje. Siguroi librin, e lexoi me shumë vëmendje dhe kapi pikat kyçe dhe problemet që trajtohen. Kështu përgatiti bashkëbisedimin dhe gjithçka ishte gati. Grupi i Përkohshëm i Punës që u ngrit enkas, përgatiti edhe logjistikën e eventit, duke pasur mbështetje të sigurtë Administratoren e Deleguar të Kooperativës Sociale “La sorgente”, zonjës Daniela Turk.
Ishin të pranishëm anëtarët e Lidhjes në zonë, disa anëtarë të shoqatës Alba, shumë italianë e të kombësive të tjera të interesuar. Për t’u përmendur dhe, sidomos, për t’u përgëzuar një familje mike që erdhën komplet. Në emrër të grupit organizator dëshiroj t’i falënderoj publikisht për gjestin e bukur.
Në orarin e parshikuar hapi eventin Marjana. Falënderoi të pranishmit, prezantoi dhe ftoi panelin drejtues të përbërë nga prof. Marina Forenza, zonja Daniela Turk, Presidentja e shoqatës Alba Miranda Bruçi dhe Sekretarja mitike e Lidhjes dr. Dolores Duka. Për të zbuluar enigmën e antitezave të pyetjeve retorke rreth përmbajtjes së librit, thirri në kauzë regjizoren Valbona e cila iu bashkua panelit.
Libri nis me një alegri tërheqëse. Një vajzë e vogël nga Puglia ndjek prindërit dhe shkojnë tek motra e saj në Califorinia. Ajo u rrit e gëzuaar dhe tepër e dhënë ndaj studimeve. Kompletoi studimet si profesore e gjuhës angleze. Filloi karrierën profesionale me shumë pasion. Gjatë muajve të verës vinte në vendlindje dhe vendlindjen Profesoresha e quan dhe vendi i dashurisë, pasi ajo ndërtoi lumturinë në Itali. Para më se gjysmë shekulli çiftit intelektual u lindi një fëmijë. Deri këtu gjithçka normal.
Për të rrëfyer këto e ftoi drejtuesja e eventit Valbona derisa një vit pas lindjes së Tonyt filluan dyshimet. Mamaja vuri re se djali nuk kishte reflekset e reagimit. Me kalimin e ditëve dyshimet u bënë shqetësime serioze.
Duke sjellë pasazhe nga rrëfimet në libër, moderatorja motivonte pyetjet. Profesoresha përgjigjej më një siguri të admirueshme se si e nisi luftën që nuk pati mbarim, për të gjetur shtigje të pamundura, që të depërtonte tek djali autistik. Duke qenë se natyra nuk qortohet as ndëshkohet, atëherë Mama nis punën, së pari, njohjen me literaturën e cila trajtonte këtë kategori personash të mbyllur brenda vetes. Kutpohet, dekada më parë, ishte shumë e vështirë të kishe informacione e, aq më tepër, të gjeje literaturën e nevojshme.
Gjatë bisedës oratorja mjeshtre e komunikimit foli për kërkimet dhe eksperimentet e shumta, duke rrugëtuar paralelisht me trenin e saj, me qëllim që Tony t’i linte një hapësirë sado të vogël për të hyrë në trenin hermetik.
Më pas heroina e, njëkohësisht autorja Marina shpjegoi rrugëtimin e gjatë e përpjekjet e pafund, duke privur gjithçka nga vetja e duke e ndërtuar jetën në funksion të djalit. Ndoqi të githa strukturat e përshtatshme sipas moshës, duke bërë gjithçka që Tony të ndihej mirë, ashtu siç dëhironte mamaja.
Me shumë interes u fol për një angzhim ambicioz të një organizimi shoqëror, për të ndërtuar një një mjedis të përshtashëm, ku personat me sindroma autizmi të kenë mundësitë të kryejnë veprim të thjeshta, si të shesin, pastrojnë e tj. U hartua dhe miratua projekti për Villaggio Eldorado, i cili mbeti i pazbatuar. Ky është një brengë që e mundon çdo moment.
Publiku e ndoqi me shumë interes. Këtë e tregoi edhe kurioziteti i të pranishmëve që i drejtuan pyetje autores. Në libër ajo ka ditur t’i masjojë ndjesitë, por para auditorit u tregua tepër e ndjeshme dhe adhuruese, pasi deklaroi: “Tony sot është këtu”.
Tepër interesante ishte biseda e zonjës Daniela Turk. Ajo foli për angazhimet e Kooperativës Sociale “La Soregnte”, përkushtimin e madh ndaj kësaj kategorie personash si dhe mbështetjen që mundohen t’u japin prindërve.
Presidenti i Nderit Petrit Aliaj, në emër të FNAI-t, i dorëzoi autores një Cetrifikatë Mirënjohje me motivacionin:
“Per il prezioso contributo artistico e per la profonda dimensione umana.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply