Marrëdhënia e Shqipërisë me BE nuk është marrëdhënie personale. Nuk është çështje simpatie, dashurie apo empatie ndërmjet disa drejtuesve politikë. Është një marrëdhënie strategjike ndërmjet institucioneve europiane dhe një populli të tërë. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është anëtarësimi i një Qeverie, i një Kryeministri apo i disa individëve, por është anëtarësimi i një Kombi, i një Populli me historinë, identitetin, aspiratat dhe problemet e tij. Prandaj, drejtueset e institucioneve europiane, Ursula von der Leyen dhe Marta Kos, duhet ta trajtojnë Shqipërinë me seriozitetin që meriton një proces i tillë historik. Vlerësimi i tyre nuk duhet të kushtëzohet nga “marrëdhëniet personale” me drejtuesit shqiptarë, por nga realiteti konkret i vendit. Dhe realiteti shqiptar nuk mund të zbukurohet me deklarata diplomatike dhe buzëqeshje jo protokollare.
Shqipëria përballet me probleme serioze:
👉Korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.
👉Kriminalitetin e organizuar dhe trafikun e drogës.
👉Pastrimin e parave dhe kontrabandën.
👉Dobësinë e institucioneve dhe mungesën e integritetit.
👉Problemet e diplomacisë dhe përfaqësimit të interesave kombëtare.
👉Çështjet e emigracionit dhe sfidat demografike.
👉Trafikimin dhe shfrytëzimin e qenieve njerëzore.
👉Varfërinë, pabarazinë dhe nivelin e ulët ekonomik.
Këto nuk janë probleme të shpikura nga Opozita apo nga kritikët e Qeverisë. ( kur them Opozita nuk kam parasysh PD) Janë shqetësime reale të Shoqërisë Shqiptare, të dokumentuara dhe të njohura edhe nga Institucionet Ndërkombëtare. Prej 180 ditësh, të rinj, studentë, qytetarë, burra dhe gra protestojnë për drejtësi, përgjegjësi dhe një të ardhme më të mirë. Kjo është një shenjë e një shqetësimi të thellë shoqëror që nuk mund të anashkalohet. BE dhe SHBA i njohin këto problematika. Prandaj, pyetja që shtrohet është: a po e vlerësojnë realitetin shqiptar me seriozitet ? Nuk me rezulton.. kur shoh e dëgjoj deklaratat tyre dhe marrëdhëniet me drejtuesit e Qeverisë Shqiptare ? Buzëqeshjet diplomatike nuk janë pjesë e protokollit dhe ato nuk duhet të zëvendësojnë analizën politike, përgjegjësinë institucionale dhe të vërtetën në Shqipëri. Shqipëria nuk ka nevojë për “buzeqeshje” por për “mbështetjen” europiane. Ka nevojë për një Europë që sheh, dëgjon, vlerëson dhe kërkon standarde. Sepse integrimi europian nuk është një dhuratë për Qeveritarët. Është një e drejtë dhe një aspiratë e popullit shqiptar, e cila duhet të fitohet përmes demokracisë, shtetit të së drejtës, integritetit dhe standarteve europiane. Europa duhet të jetë pranë popullit shqiptar, jo thjesht pranë pushtetit të radhës ! Zonja të BE-së “Mos e ngatërroni marrëdhënien “e mirë” që keni me Qeverinë, me vlerësimin e drejtë të një Populli. Shqipëria nuk ka qënë, nuk është e nuk do të jetë Qeveria e saj. Shqipëria është populli shqiptar dhe atdhedashës !” Kjo kritikë nuk është kundër Europës. Përkundrazi, është një kërkesë për më shumë Europë, më shumë standarde dhe më shumë përgjegjësi ndaj Shqipërisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply