Kjo është një temë tepër e gjanë e treguar hollësisht në librin “Qytetit që lindi nga një kështjellë – histori ndërtimore e qytetit të Shkodrës ,
Evoluimi i ndertimeve dhe veçanarisht i banesës shkodrane që i përket fundit të shek XIX dhe fillimit të të shek. XX, fillon me transformimine banesave me çardak ku pjesë të veçanta evolojnë duke ndryshuar shumë ambiente në planimetrinë e saj.
NË FAZËN E PARË , si pjesa më e ndryshuar e banesës mbetet çardaku i cili mbyllet dhe në fasadë nuk duket por i përket ambjenteve të brendshme,së bashku me shkallët. Më vonë evoluojnë hajati, oborri, pamja arkitektonike e fasadës me ritrajtime arkitektonike, futja e shkallëve brenda, etj. Dhe në një periudhë më të vonshme vendin e çardakut e zë salloni dhe vendin e qoshkut e zë ballkoni. Edhe nga ana konstruktive, futja e elementëve të tullës dhe betonit, zhvendos në disa raste konstruksionet e drurit me të cilët ajo ishte konstruktuar. Fillimi i zhvillimit të një industrie i kushtëzuar me disa punishte e largon banesën shkodrane nga funksioni i saj bujqësor dhe blegtoral. Po kështu fillimi i shpërbërjes së famijes së madhe patriarkale bën të domosdoshme krijimin e ambjenteve shtesë për shkak të krijimit të familjeve të reja. Në fillim si shembuj mund të meret banesa e Kakarriqv (ish Shtëpia e pionierit) dhe shtëpia e Gjylbegve. Në banesen e Kakariqve në procesin evolutiv të saj i bëhet një përpunim fasadës, dritaret e fasadës zmadhohen, bëhet rikonstruksion i hajatit në krijimin e ambienteve të reja duke rritur edhe lartësinë e tij nga ulja e dyshemesë dhe rikrijimine një salloni, vendoset shkalla e mermerit, si dhe ritrajtimi i dhomave të katit të parë, si dhe përpunimi arkitekturor i çardakut me funksion argëtimi. Vendosja e një shatërvani në oborr dhe një baseni 6 këndësh rreth tij, ishin elementë të rinj artistikë të panjohur në periudhen e mëparshme, kurse zbukurimi i oborrit me lule nga variantet më të bukur të tulipanëve,dekoronte një ambient tepër të këndshëm
.Në ish banesën e Gjylbegve, me çardak në qendër, pavarësisht se nuk u prek sipërfaqja,në proçesin e saj evolutiv shumë gjëra ndryshuan si plani, pamja dhe funksioni I mjediseve ekzistuese. Pamja e ritrajtuar e kësaj banese shquhej për vlerat arkitekturore dhe dekorativ eduke spikatur pjesa qendrore e hyrjes. Vlerat arkitekturore ia shton edhe një ballkon medalje 1.7m dhe gjatësi 3m.Si këto dy banesa evolojnë, ndryshojnë, risistemohen edhe rikonstruktohen edhe dhjetra të tjera banesa me çardak, por edhe shumë të tjera rezistojnë dhe mbesin pothuajse si në stadin e ndërtimit deri në ditët e sotme.Pavarësisht nga modifikimet dhe rikonstruksionet e banesave me çardak në këtë periudhë koha kishte ardhur që në ndërtimet në vazhdim të kishte një stil të ri banese. Nga zhvillimi i ekonomisë, tregtarët kushtëzuar nga marrëdhëniet e ngushta me vendet perëndimore, fillojnë të sjellin kulturën perëndimore edhe në ndërtimin e banesave, punishteve, objekteve social-kulturore, etj.Kështu pavarësisht evoluimit të banesës me çardak, zhvi llimi i ri ekonomik kapitalist sjell një tip të ri banese qytetare, me funksione që e dallojnënga ajo me çardak si nga ana arkitekturore ashtu edhe konstruktive. Mbështetësitdhe inisiatorët kryesorë të këtyre ndërtimeve bëhen familjet e pasura të qytetit, ato që pofillonin të krijonin borgjezinë e re të qytetit, si Çobejt, Daberdakët, Danejt, Kakarriqët, Kamatejt,Lukejt, Muzhanët, Pogu, Tepeliejt, Koliqet, etj.
Nga ana arkitekturore pamjet e banesave ndryshojnë nga pamjet e banesave popullore me çardak, duke marrë pamjen e banesave moderne të stilit perëndimor. Ndryshon nga ana funksionale zgjidhja planimetrike, ndryshojnë nga ana e pamjes arkitektonike fasadat,zbukurimorja e tyre si dhe ambienti i oborrit dhe anekseve të tij.Një përpunim të dukshëm. kanë fasadat e këtyre ndërtimeve duke ia zënë vendin zbukurimeve të brendshme qëtashmë nuk e kanë kujdesin e dikurshëm. Zhvillimi i vrullshëm ekonomik sjell ngritjene godinave të shërbimeve të kohës, si furra, gjelltore, hotele, kafenera, restorante, pijetore,ndërtime arsimore dhe kulturore.
Nga ana konstruktive, futja e materialeve të reja në ndërtim, përdorimi më masiv i tu -llës dhe më pas i betonit duke eleminuar në shumë raste murin konstruktiv prej guri dojapë konstruksione më elegante. Po kështu zëvendësimi i çative të vendit me kapriata dë -rrase, metalike apo të kombinuara sidomos për ndërtesat industriale apo administrativedo të eleminojë përdorimin e kolonave për një shfrytëzim më të mirë të sipërfaqe
Nga ana urbanistike vendosja e ndërtimeve të tipit sipër banesë e poshtë dyqan, qëformulojnë rrugët, do krijojë ansamble të bukura arkitektonike dhe krijimin e rrugëve kryesoreZbukurimorja e brendshme e dhomës së miqve, apo dyerve, musandrave etj., e banesëspopullore spostohet tashmë në fasada së cilës i bëhen korniza, relieve të ndryshme florealeqë kompozohen sipër dhe poshtë dritareve dhe ballkoneve. Por edhe interieri i banesësndryshon duke mos u përdorur më tavane, musandra, sergji, apo dyer të gdhendura nga punishtet që ndërtohen në qytet, si ato të Karinëve, Daijejve, etj., të cilat në zhvillim esipër përsosin teknologjitë e tyre me makineri të sjellura nga jashtë.
Kolë Idromeno , bëhet autori kryesor i këtyre ndërtimeve duke u njohur si urbanisti, arkitekti i projektimit dhe zbatimit të shumë objekteve në Shkodër, si dhe i realizimit të shumë detajeve arkitektonike.Ai projketon edhe zbaton banesat në pedonalen e sotme, të Daberdakëve, të Dan Hasanit, të Çiurçijeve , të Çobejve, etj si dhe disa autor I shumë zbukurimeve në fasada , shkalla, etj.
NË FAZËN E DYTË futen ne lojen e projektimit dhe zbatimit të ndërtesave të reja modern edhe të huaj, sidomos arkitektë italiane që u japin këtyre ndërtesave modelin e atyre perëndimore. Janë pastaj edhe ndertesa të tjera shoqërore dhe industrial që mund të jenë në një postim të ardhshëm.
Shënim: Shumë nga këto banesa moderne mbas v. 1944 u shtetizuan nga shteti komunist dhepronarët e tyre nuk i gëzuan as dy-tre vite . Banesave në shumicën e rasteve iu ndërrua destinacioni.Kështu banesa e Ali Kamatës u kthye në dispanseri, banesa e Maliq Tahirit në shkollë, banesa eSulçobegut në shkollë dhe më vonë për banim, banesa e Dabërdakëve në Serreq, u përdor nga tëtjerë për banim, banesa e Dan Hasanit u bë godina e parë e Institutit Pedagogjik e më vonë Kabinetpedagogjik, banesa e Filip Parrucës u kthye në Shtëpi Kulture, banesa e Tepelijeve u shfryëzua përbanim nga familje të tjera, banesa e Memajve në Zdrale u përdor si shkollë, banesa e Tef Pogut u përdorsi Shtëpi Pritjeje e më vonë kopësht fëmijësh, tjetra afër fabrikës së sapunit u përdor për banim,banesa e Bajejve në Dërgut u kthye për banim, banesa e Shaban Elezit në Zdrale u kthye në hotel, etj.Shumë prej këtyre banesavenuk iu dihet as autori kush I ka projektuar dhe zbatuar sespe jane edhe italainë.
Disa prej këtyre godinave, mbas viteve 1990, iu kthyen pronarëve në gjendje shumë të rënduar konstruktive dhe shumë të keqpërdorura. Disa u rikonstruktuan, por disa të tjera akoma vuajnë gjendjen e mjeruar në të cilën u moren.
Shihni në fot çfarë banesha të tipi perëndimor ndertuan shkodranët modern ku nëçdo kohë ishin të prirur të përfaqësojnë të renë , modenen me shije dhe estetikë. Asnjë banesë e tipit të vtill nuk u ndërtau pas 1944, veçse u shfrytëzuan këto që kishin ndërtuar shkodranët me mundsn dhe djersen e vet
FOTO Banesa e Filip Parrucës prjektuar nga ing Agustin Brioti; më 1861- Konsullata italiane; më 1947-1990-Shtëpi Kulture; më 2000-2013-Konsullatë italiane. Sot Instituti i Kulturës italiane.Skulptura në dy kollonat e hyrjes kryesore: e para e pronarit Filip Parruca dhe e dyta e projektuesit ing A. Brioti
FOTO 1 Banesa e Daberdakëve ndërtuar në v. 1905-1906, me projektues K.Idromenon
FOTO 2 Banesa e Dan Hasanit projeketuar nga Kolë Idromeno
FOTO 3 Banesa e Uruçve në Serreq (Ish Banesa Çobejve)projektuar nga K.Idromeno
FOTO 4 Banesa e tipit modern është edhe ajo e pasardhësve të Sulçobeg Bushatit, ecila ka filluar të ndërtohet në v. 1935 dhe ka përfunduar më 1937. Ajo është projektuardhe ndërtuar nga mjeshtri, asistent inxhinier Destan Ahmeti (Dibra).
FOTO 5 Banesa e pasardhësve të Maliq Tahirit
FOTO 6 Banesa e Lahejve ne Zdrale
FOTO 7 Banesa e Tef Pogut (kthyer në shtëpi pritjeje)
FOTO 8 Banesa e Ali Kamates (kthyer ne Dispanseri të qytetit)
FOTO 9 Banese se familjes Banja(kthyer në banesë banimi për të tjerët)
FOTO 10Banesë 3 katëshe në Zdrale, me dyqane katin përdhe, pronë e Shaban Elez Stankaj
e kthyer pas 1944 në Hotel “Adriatik”
FOTO 11Banesa e Lec Shkrelit (kthyer në shtëpi banimi për udhëheqësit)









Burimi/Facebook


Leave a Reply