Nga flamuri zbret liria,
Në viset e shqipërisë,
Me të është dhe perëndia,
Të gjithë arbrit jan një fis.
Zbret shqiponja që nga malet,
Drejt prehrit të Marigosë,
Folen me thumba gjilpëre,
Dua që ti t’ma punosh.
Në rrobën me gjak shqipëtari,
Unë vezët ti vendos,
Të nxjerr zogj si lapidar,
Edhe botës të ja sos.
Kuvendi pa mbaruar fjalën,
Nga gëzimi do të vrapoj.
Që nga shtizë e fotografit,
Skaj më skaj do të fluturoj.
Një pend nga krahët ma shkulni,
Dhe e ngjyeni me boj joni,
Firmosni kartën me vul,
Emrin tonë t’na nderoni.
Agresori, atentatori,
Këtu vend ska,
Shqipëria ka ditëlindjen,
Përmbi kuzbaba.
Deti ka filluar po qesh,
Edhe yjet po përgjonin,
Dallga ulur e mban vesh,
Retë tutje po mërgonin.
Edhe djelli është afruar,
Me rrezet e tij të arta,
Këtë mbasdite të praruar,
Erdhi pran tek shkuhej karta.
Kur del plaku në ballkon,
Të jap aktin e nënëshkrimit,
Gjithë ballkanasit u tërbuan,
Nga bomba e planizimit.
——————————-
AUTORI RIZA MUÇAJ
Shënim: E hodha sot këtë statues të botuar në vitet 1991. Se mendova që erdhi demokracia, erdhi dita dhe koha për bashkimin e trojeve shqipëtare, por paskam gabuar, fatkeqësisht politika shqipëtare e të gjitha kohërave paska qënë kundra popullit të vet.
Burimi/Facebook


Leave a Reply