Kur e panë BIA nuk arriti ta ndalte punën time, e kuptuan se nuk do të mund të më ndalin kurrë, pavarësisht presioneve, pengesave dhe përpjekjeve të tyre për të më frikësuar.
Kanë tentuar të më ndalin edhe nëpër kufij, të më maltretojnë psikologjikisht, të më godasin përmes profileve të rreme dhe të përdorin çdo metodë të mundshme për të më thyer. Por nuk ia dolën!
Sot, përmes portaleve të tyre, vazhdojnë sulmet edhe disa njerëz që e quajnë veten «dobri Albanci», si Nexhat Behluli. Kur nuk kanë argumente, zgjedhin shpifjet, sulmet dhe propagandën. Ndërkohë, mua më kanë shkruar edhe disa familjarë të tij, duke më treguar për çështje që lidhen me punën e tij, përfshirë pretendime rreth donacioneve të mërgimtarëve dhe mungesës së transparencës e të përgjigjeve ndaj tyre. Për këto çështje, përgjegjësia është të jepen sqarime publike.
Por le ta kuptojnë njëherë e mirë të gjithë: Unë nuk jam këtu për t’u pëlqyer atyre që e mohojnë identitetin tonë, as për t’u nënshtruar atyre që duan të na shohin të heshtur!
Kam 14 vjet që eci në këtë rrugë. Nuk më kanë ndalur kërcënimet, presionet, pengesat dhe asnjë përpjekje për të më frikësuar. Sepse kjo nuk është thjesht një punë për mua. Është mision, është identitet, është dinjitet dhe është betim ndaj rrënjëve të mia!
Ooooo, mbajeni mend mirë: Edhe sikur toka dhe qielli të bashkohen, edhe sikur të gjithë të bëhen bashkë kundër meje, nga kjo rrugë dhe nga kjo kauzë nuk do të më ndalë askush! KURRË, PËR JETË!
Unë nuk jam dorëzuar për 14 vjet dhe nuk kam ndërmend të dorëzohem sot. Shqiptarët e Sanxhakut kanë zë, kanë histori, kanë rrënjë dhe kanë të drejtë të jenë krenarë për atë që janë.
Sa më shumë të përpiqeni të më heshtni, aq më fort do të dëgjohet zëri im!
Burimi/Facebook


Leave a Reply