Naim Flamuri, i cili ka ardhur nga Australia për të pushuar në Kroaci, Ulqin dhe Shqipëri, ka treguar eksperiencën e tij në vendin tonë.
Në një intervistë për emisionin Summer Cube’, në Euronews Albania, theksoi se mentaliteti në Shqipëri është si në mesjetën e hershme, gjë që sipas tij nuk ndryshohet dot.
“Nuk mund të bëjmë asgjë kundër mentalitetit mesjetar. Nëse ai nuk e ka durimin dhe dashurinë dhe të shikojë vetëm eurot e dollarin, pra të mos ketë asnjë respekt, është tmerr. Në Shqipëri kundërmonte era fekale e djegie. Të shkosh nga Fushë-Kruja deri në Milot ishte tmerr”- tha ai.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply