Shume vite me pare,po degjoja me zell,akademikun Ahmet Osja,nje nga shoket me te mire te jetes.
Me fliste per Kullen e Ngujimit qe ruhet ende ne bjeshket e THETHIT e cila gjithmone e veçmas ne rinine time me ngjallte shume emocione.
Fantazoja se si e kishin organizuar te paret tane jeten,cilat ishin kodet e tyre zakonore,çfare ishte Kanuni dhe si i rregullonte ai,te gjitha punet ne komunitetin ku shtrinte pushtetin e vet.
Shpesh flisnim edhe per Kuvendet Ilire e arberore e nje dite me tha se burimi i tyre i vertete eshte teper i lashte dhe rrjedhe nga pellazget,paraardhesit e Ilireve te shenjte.
Nuk jam historian por tashme si shumë të tjerë jam i bindur se shqiptaret i kane tradite kombetare,Kuvendet.
Ne momente te rendesishme,ata jane mbledhur e kane marre vendime me peshe per te ardhmen e tyre.
Ne histori ka shume kuvende te mbledhura per çeshtje te ndryshme te atyre koheve por disa syresh kane lene gjurme te pashlyeshme.Ata kane patur ndikime afatgjata duke i sherbyer lirise e duke mbajtur gjalle frymen kombetare te shqiptarve.
E ketu mund te kujtojme Beselidhjen e Lezhes,Kuvendin e Merkise,Lidhjen shqiptare të Prizrenit,Kuvendin e Vlores qe shpalli pavaresine e Shqiperise,Konferencen e Pezes,Kuvendin e Vërrave te LLUGES per faljen e gjaqeve ne Kosove,Kuvendin qe shpalli Pavaresine e Kosoves e kesisoj nuk mbarojme kurre.
Ne sejcilin prej ketyre kuvendeve jane marre vendime te jashtezakonshme qe kane shenuar kthesa ne historine e shqiptarve.
Sa krenohem me madheshtine e tyre aq varferohem kur mendoj se dy Kuvendet e Shqiperise se pavarur dhe Kosoves se pavarur nuk mblidhen dot njehere per te vendosur shkallmimin e atij trau te mallkuar qe ndan ne mes shqiptaret.
Pas ketij lançimi, kritiket e medias do te versulen e do na thone se nuk eshte e lehte e se presioni nderkombetar nuk ka hapur asnje dere per bashkimin e shqiptarve.
Eshte e turpshme ti tundim shqiptarve nje perfundim te tille.
Tashme te gjithe e dine se nuk mund te presesh bashkimin e shqiptarve nga ata fuqi te medha qe na ndane ne pese pjese.
Po thuhet shpesh e gjithnje e me shume se eshte shekulli i shqiptarve dhe se eshte hapur rruga e bashkimit kombetar.
Per mendimin tim ky nuk eshte shekulli i shqiptarve por dehja e shqiptarve me te cilen ne qindra vjet, fuqite e medha i mbyllen gojen e i ndane shqiptaret ne copa.
Te gjithe e kujtojne Berlinin 1878,Londren 1913 e Parisin 1919.
Ata qe na ndane në shumë shtete, ne keto qendra te “Europes demokratike”,kurre nuk do te marrin persiper te na bashkojne.
Europa na e ka mbyllur gojen e dalengadale shqiptaret po pajtohen me heshtjen e po mesohen te jetojne te ndare.
Sa me shume te jetojme te ndare sot,aq me veshtire do ta kemi te bashkohemi neser.
Armiqte e bashkimit kombetar nuk po i meshojne me gjuhes shqipe por gjuhes kosovare…!
Askush nga politikanet tane nuk e permend më bashkimin kombetar,nuk e permendin sepse nuk e don Europa e keta tanet nuk mund te rrezikojne se jane te lidhur fort pas kolltukut e privilegjeve te politikes.
Kane kaluar kaq shume vjet e shqiptaret nuk kane çfare presin më.
Nuk po flasin shqiptarët per bashkim kombetar e jo më të flasin europianet,në sy të të cilëve e me miratimin e tyre u grabiten toka e troje te shqiptarve te pafajshem,të lënë të vetmuar,ne duart e kriminelve te grekoserbise.
Ne,qytetaret shqiptare nuk duhet te heshtim.
Ate qe nuk e ka bere kurre politika duhet ta bejme ne,kudo ku jetojme.
Duhet te ngrihemi e te kerkojme bashkim kombetar.
Perfundimi që duhet te kenaqemi se kemi dy shtete shqiptare ne Ballkan eshte hashashi me te cilin politika europiane po i mban shqiptaret ne gjume.
Ndiqeni me vemendje se si Europa sanksionon viktimen Kosovë dhe privilegjon agresoren serbi.
Dhe e ben hapur ne takime e konferenca paqsore,nderkombetare pa ju dridhur qerpiku e duke e ngrene turpin me buke.
Shqiptaret duhet ti leshojne Serbise 29 perqind te Kosoves e më vone, me kerkesa te tjera mund ti leshojne mijra hektarê te tjere Kishes ortodokse artificiale autoqefale te Serbise.
Lëshimi i trojeve tona e i pasurive kombetare eshte thelbi i asociacionit te kerkuar nga Serbia.
Askush nuk merret sot,ne Kosove me juristet kosovare qe moren vendim per ti lene manastirit te Deçanit me qindra hektare toke,te shqiptarve te atyre aneve, si shperblim kishes ortodokse te serbise.
Po kjo kishe,nuk lejon as perfundimin e rruges Plave-Deçan e cila do ti jepte fund izolimit te Plaves,Gucisë,Martinajt,Vuthajve e te tjere qe te gjitha vend banime te shqiptarve ende sot.
Po te rrime siç rrimë tani e pa bërë zë,do ti humbim edhe ato qe kishim e jo me te kthejme ato qe na jane vjedhur,keto 200 vite histori.
Nuk duhet te presim qe te tjeret te na kapin per veshi e te na thone:beni bashkimin kombetar.
Kjo s’do te ndodhe kurre dhe provat po jepen perdite.
ASKUSH NE EUROPE E NE BOTE NUK FLET PER PADREJTESITE E PER KRIMET QE U JANE BERE SHQIPTARVE SE PAKU NE KETO 100 vjet.
NESE NUK VEPROJME DO TE VDESIM NE GJUME,DUKE PARE ENDRA ME BASHKIM KOMBETAR TE SHQIPTARVE…!
Dashamir Uruçi,
Tirane,23 korrik 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply