Historia e Kosovës është shkruar me gjak, arritur me sakrifica dhe miqët euro amerikan, për këto 30 vite, 1991-2021. Ishte klasa politike e viteve të 90-ta, ajo e cila e afirmoj dhe e ndërkombëtarizoj, në krye me presidentin historik Ibrahim Rugova, ishin qytetarët e Kosovës, rinia dhe populli i saj, diaspora jonë, ata të cilët i mbajten gjallë shpresat dhe aspiratat për liri, ishte lufta epike dhe historike e UÇK-së, si dhe martirizimi i familjes së komandantit Adem Jashari dhe qindra familjeve të tjera të cilat me luftë dhe me gjak dërguan mesazhin në NATO, Uashington, Bruksel, Londër, Paris, Berlin, Romë, Vjenë e kudo ne botë, se liria nuk ka kompromis, ishte Konferenca e Rambujesë ajo e cila e nënshkroj fatin tonë dhe bombardimin e caqeve serbe, si dhe dëbimin e forcave kriminale të Serbisë jashtë Kosovës, kokëulur dhe të mundura, ishte 17 Shkurti 2008, dita historike kur presidenti Hashim Thaqi, në Kuvendin e Kosovës, shpalli pavarësinë e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.
Pas këtij akti historik pasuan njohjet ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Zvicrra dhe vendet tjera të BE, pastaj nga Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit, duke vazhduar edhe me vendet tejoqeanike, Australia, Japonia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe nga bota demokratike!
1991-2021 është periudha epike e shtetndërtimit të Kosovës, fillimi, vazhdimi dhe realizimi e endërres, shpresës dhe misionit tonë të lirisë!
1991-2021 ishin 3 dekadat, të cilat mund të ndahen në dekaden e parë të afirmimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, në dekaden e dytë të luftës ballë per ballë me Serbinë, kur në partneritet me NATO-n fituam luftën, si dhe dekada e tretë e rindërtimit dhe e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!
Në vitet 1991-2021 u shkrua me gjak liria dhe pavarësia e Kosovës Dardane.
Të gjithë ne, gjenerata e cila i takuam këtyre tri dekadave, ishim pjesë e këtyre sakrificave, në fakt ishim të privilegjuar, të sakrifikohemi, të martirizohemi, nga se ishim të zgjedhur dhe të nderuar, për t’i vu themelet dhe për t’a bërë realitet lirinë dhe pavarësine e Kosovës! GjD
Burimi/Facebook


Leave a Reply