Kanë kaluar 32 vjet ne demokraci dhe ata fshataret e vorfer qe ju versulen demokracise u bene miliardere.
Shume prej tyre,te ardhur nga vende pa emer u kapen fort pas politikes dhe ashtu si rriqna u ngopen me gjakun e saj.
Sot,ne kemi politikane nga te gjitha krahet qe nuk dine ku ti fshehin parate.
I kane kthyer ne ar,ne monedha e lingota ari,i kane shperndare neper bote,kjo nuk ka më rendesi.
E rendesishme eshte se ata erdhen me duar nder xhepa,vodhen sa munden,u pasuruan frikshem e sot tallen me hallexhinjte e panumert,te Shqiperise.
Pas 32 viteve,te ashtuquajtura demokraci,shqiptaret jane varferuar me shume e me shume se gjysma e tyre kane marre rrugen e emigracionit.
Nderkohe te gjithe ata qe u moren me politike
jetojne ne luks te papare,ne vila e risorte turistike,bejne jeten e haremit e tallen me emrin drejtesi.
Populli i shkrete ka shume vite qe rri e veshtron me shpresen se nje dite do te behet me mire.
Nuk e di se sa duhet te presim.
Me eshte krijuar bindja se jemi popull me dinjitet te kufizuar dhe vete ne jemi pergjegjes per gjendjen ku kemi rene.
Ne nuk levizim nga vendi ndonese na vrasin e na vjedhin perdite,ndonese na fyejne e tallen me ne per 30 vjet me rradhe.
Ne jemi nje popull qe i gezohemi fitores se partive,fitores qe sjellin ne pushtet,here Lenen e here Prenden.
Ne jemi popull qe nuk ngrihemi per hallet tona te pafundme por vrapojme kur na thrrasin partite per te sjelle ne pushtet te njejtet,here njeren pale e here tjetren,vrapojme per te zgjedhur ata qe ne parlament shahen me 36 germat e alfabetit e ne darke shkrihen ne tavolina te bollshme,buze detit,me peshk,embelsira e venë te shtrenjtë,importi.
Ne jemi nje popull qe nuk sheh se çbehet ne te gjitha vendet kufitare me ne,në Turqi,France,Gjermani e te tjere,ku njerezit jane ne kemb e kerkojne me te gjitha mjetet te drejtat dhe lirite e tyre.
Ne jemi nje popull i nje vendi naftembajtes qe paguan per naften,nje nder çmimet me te larta te Europes ne vendin me te varfer te saj.
Ne jemi nje popull qe shperblen guvernatorin e bankes pasi brenda institucionit ku ai drejton jane vjedhur me miliona euro,para te ketij populli fukara.
Ne jemi nje popull qe heshte kur presidente e kryeministra vjedhin arin e shtetit shqiptar.
Ne jemi nje popull ku kryeministri,me perbuzje thote se nuk me intereson Kosova.
Ne jemi nje popull qe heshte kur kryeministri me shume interesohet per fatin e 4 perqind serbeve ne Kosove se sa trefishin e tyre ne Medvegje Bujanoc e Presheve.
Ne jemi nje popull qe heshtë kur….!
Duhet te levizim vellezer e motra,duhet te ngrihemi ne kembe.
Asgje nuk bie nga qielli,asgje nuk ndryshon vete.
Duhet ti largojme keto njerez nga jeta jone.
Duhet te sjellim ne pushtet,njerez me te mire e ketyre qe kemi sot duhet te ja marrim pasurine e ti kthejme ne qytetare te thjeshte,ashtu siç ishin me pare, me duar ne xhepa e pa punuar kurre ne jeten e tyre.
Kam shume per te thene e ketu nuk thuhen te gjitha.
NGRIHUNI VELLEZER E MOTRA E KERKONI TE DREJTAT TUAJA,TE NEPERKEMBURA E TE HEDHURA PA MESHIRE PERTOKE.
Dashamir Uruçi,
Tirane,23 korrik 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply