Cdo dite,ne cdo ore te saj,krihemi te pasqyra Enver…kemi 30 vjet.
Çuditerisht,na nxjerr te shtrember,si pasqyrat e Kavajes dikur…Trukohemi,zbukurohemi,prape kur shihemi ne te,dalim ibret,floke shpupurisur,tipare qe kane ndruar vend dhe rrudhosur,zhubrosur por dhe paradoksalisht hekurosur….
Ndoshta pasqyra e tij e vjetersuar e ka fajin,sepse nuk ka kuptim tjeter …ne jemi aq te kujdesshem per lukun dhe perparimin tone…
…por vazhdojme dhe shihemi po atje.
Nje pasqyre e re u ble nga ne ne 1990,vetetinte nga qartesia e figures,por nuk zgjati shume…
Nje tufe hajdutesh e vodhi ne mes te nates,dhe te nesermen ne mengjes…na la pasqyren Enver ne dore…
Merreni !-na thane
Ketu do shihni veten dhe do beni krahasimin ne vitet qe do pasojne!
Do shihni sa pasqyra do thyhet zilia,kur t’iu shohe se sa mire e bukur do beheni….
Mjerisht kjo nuk ndodhi…ne dalim aq shemtuar te ajo,sa na merr tmerri te shohim veten…
Kerkojme nje pasqyre te re,por ata qe vodhen ate te ’90-tes ngulmojne te pasqyra Enver….
Ajo e ka fajin -vazhdojne e ulurasin,qe ju nuk beheni,e shikoni si iu zbukurojme*cdo dite dhe ajo prape shemtuar iu nxjerr…Palo pasqyre komuniste,vafash ne djall…mallkuar qofsh!
Lutemi cdo dite,te thyehet…por nuk u thyeka,sado e kemi perplasur…ajo po perpara nesh.
Ne fund te cdo viti,bejme krahasimet me vitet para 90’tes…tamam si bente kjo pasqyra Enver,krahasimet me vitin 1938,iu kujtohet?!
Ja po ia u kujtoj…
Dikur nga 1965,kjo pasqyre,pasqyronte ne nje ane, njerzit e 1938 ku 85%e tyre,ishin analfabete,dhe pastaj nxirrte nga ana tjeter po te njejtet por te zbukuruar nga shkrimi e leximi,analfabetizmi qe zhdukur.
Ose ne nje ane nje popull ne erresire totale nen driten e kandilit (1938)dhe nga ana tjeter po kte popull ne vitin 1974 i ndricuar i gjithi ne cdo ane te vendit me elektrik…po kur nxirrte kenetat,dhe malarjen (gjithmone 1938 ishte etalon krahasimi)dhe nga ana tjeter vitet ’60 skish kerkund keneta…
Po sot ce ka gjetur,nga nje ane ben krahasimin me para ’90-tes,na nxjerr me kombinoshe,duke ikur neper fabrika e kombinate dhe nga ana tjeter na nxjerr ne 2019 qe shelleremi neper kafe me surrat te shtremberuar gati gati te shqyejme njeri tjetrin…por ahaaa fabrikat dhe uzinat i kemi shkaterruar as tullat nuk iu gjenden… (ktu ia mbledhim pasqyres)
Po tregon dhe tollonin qe merrnim nje here ne jave,aty nisim qeshim shtrojme tavolinat plot dhe i dalim para,por ajo na nxjerr obeze dhe te perlyer nga yndyra, ne dhe ne krah tone femije qe rrojne ne mjerim qe do ishin te lumtur dhe me ate tollonin e dikurshem….
Ne fund te cdo krahasimi,pasqyra na nxjerr Enverin,qe tallet me ne…na i ben me dore dhe iken duke qeshur….
Pasqyre e vjeteruar,e rrjedhur…zhduku!
Na ke mbire ne sy…nuk shohim dot fytyren se na ze paniku…
O zoterinj hajdute,qe na vodhet pasqyren e re te ’90-tes,a mundet te vidhni diku tjeter neper bote, nje pasqyre tjeter te shihemi mire ….
Apo ne jemi shemtuar kaq shume dhe ska faj pasayra e vjeter?!
Nuk e besoj,ne skemi lene gje pa bere per
lukun tone,kemi bere dhe botoks madje…rrime gjith diten nuk lodhemi…si jemi rrudhur keshtu?!
Se di…o pasqyra luan me ne,o ne nuk shohim nga syte…
Thyeni ate pasqyre po mundet…apo skeni me se te kriheni ☺
Hodo.S
Burimi/Facebook


Leave a Reply