Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit dënoi sot me 5 vjet burgim Bledar Zenelin i akuzuar për “Nxitje të thirrjeve dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitje të urrejtjes ose grindjeve“. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi një uje me një të tretën, të dënimit, i cili përfundimisht do të jetë 3 vjet e 4 muaj burgim.
Zeneli, 31 vjeç, punonte në ndërtim, në qytetin e Durrësit. Ai u arrestua në gusht të vitit të shkuar, pas një hetimi dy vjeçar, nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi Zeneli dyshohej se “nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”.
Sipas Prokurorisë së posaçme, Zeneli, “në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 2 Nëntor 2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook”, shpjegon Prokuroria.
Burimi/Zeri Amerikes


Leave a Reply