Pa zhurmë, në atë qetësi biblike që na i ka falur PERËNDIA, thuajse pa asnjë investim për të qënë, banorët u përballën vitin e kaluar me afro 200 turistë të huaj, të cilët po rikthehen këtu, në “gjirin e natyrës”, sivjet edhe më tepër…Afro 20 e ca familje kanë “hapur” shtëpiat e tyre. Me ç’ka mundur të bëjnë vetë banorët , në këtë “behar të tharë” (nga pakujdesia), kur dhe uji i bollshëm i Kalasës, që del në Sasaj për vaditje, derdhet lirshëm në det e agrumet e ullinjtë sa ven e po thahen, ndërsa pjergullat e zarzavatet e stinës u harruan!! Kur edhe uji i pijshëm i burimeve të hershme, të” Nikoqirit e të Gurës”, nuk kanë më shumë ujë se sa “shurra e një keci! “ e shpesh dëgjohen thirrje , për ujë , bile edhe për drita, kur ato ndërpriten edhe në ditë “të thata”, për habi! Sapo rregulluam (e pastruam nga ferrat), me “punë vullnetare” Kroin e Fshatit 500 vjeçarë, “me forcat tona” si dikur, po edhe kur arijta të shkruaja e botoja edhe “Guidën Turistike”, në ndihmë të mysafirëve të ardhur nga vënde të ndryshme të botës, (këtë herë me mbështetjen e Bashkisë së Himarës), jo vetëm për Piqerasin, po për gjithë zonën , për t’i orientuar mysafirët tanë të mrekullueshm , që megjithatë nuk i dinë (mungesat e problemet tona!) e nuk ankohen për gjëra të këtilla dhe as për rrugën e Bunecit me mijëra gropa, edhe pse njeri nga presidentët e fundit që errdhi këndej, pa e vënë re mirë, ”lëshoi” thirrjen entusiaste: ”EJANI NË PIQERAS”!

Ja, si shprehen turistët e huaj, në “Librin e Përshtypjeve”-të paktën ata që i pata si mysafirët e mi: Michael dhe Miranda nga Hollanda:”U kënaqëm me panoramën fantastike dhe mikëpritjen. Njerëzit në fshatin tuaj janë fisnik, përrball një deti që të relakason….”. Maxime Hadiy e Henrik Haku nga Gjermania: “E ndjemë veten shumë mirë. Si të ishim në shtëpinë tonë…Ne zbuluam Shqipërinë mikëpritëse…”. Julie Jangaaun e Celia Bertanie nga Franca: “Ishin pushime fantastike në vëndint uaj…Jeni njerëz ë jashtzakonshëm…”.Françesko dhe Valeri nga Italia:” Eksperiencë fantastike. Apartament i pastër dhe i pozicionuar shum mirë për të vizituar vëndet që kanë më shumë interes…”.Bela Hegedus nga Hungaria: “Apartamenti juaj është për të përjetuar qetsinë, mikëpritjen. Akomondimi është një nga më të mirët që kemi qëndruar ndonjëherë. Ne e dum Rivierën Shqiptare dhe gjetëm këtu një nga vëndet më të mira për të eksploruar. Ambjent i bukur, njerëz shumë të këndshëm, qetësi, mirëqënie pa stres. Ç’farë duhet më shumë? Mirësia e mikëpritësve tanë, krijuan një atmosferë familiare. Vajza e tyre Chrstiana, personi kontaktues, ishte gjithmonë në dispozicion. Ata janë mikëpritës të vërtetë dhe krijojn kënaqësi për tu takuar përsëri. E dashur Elena, Miho, Christiana:Do kthehemi patjetër. Faleminderit për gjithëçka!”
Patjetr, ejani! Bëmë ç’ka mundëm!Vetëm se, sikundër pastruam “Kroin e Gjine” nga ferrat e bajgat, nuk e hapëm dot edhe rrugën e dikurshme (shtigjet e monopatet), për te “Plazhi i Kubovës” që gjer tani “mbrohet” nga një “pyll i tërë!”, si edhe, me shumë “zili” nga pulëbardhat! Ka arrdhur koha që Piqerasi të meritoj, më shumë vëmëndje, se sa një ledh që u bë te “TABORI”, në fillimin e rrugës për në Manastirin 500 vjeçar të “Kremesovës”! Se është njeri nga fshatrat më të bukur të Republikës, i mbetur jashtë një “liste”!?
Piqeras, më 15 qershor 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply