Kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, proces i cili kryehet nëpërmjet sistemin e-Albania. Lajmin e njofton ministrja e Arsimit Evis Kushi ndërsa bën me dije se regjistrimet do të vazhdojnë deri më 20 korrik.
Ministrja kujton se formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit.
“Të dashur nxënës dhe prindër,Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik. Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike. Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”, shkruan ministrja Kushi.
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën: regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply