Varieteti më i ri i domates po testohet në Postribë
Në Postribë ka nisur që të testohet varieteti më i ri i domates që quhet Pink. I pari që e ka futur këtë model është fermeri Kujtim Plangaj i cili shpreson që të ketë fitime këtë vit nga shitja e saj. Vaditja me ujë të bollshëm, dhe ushqimi i tokës me pleh organik, Kujtimit i solli prodhimin e shumëdëshiruar. Kujtimi thotë se ka mbjellë 1 mijë rrënjë të varietetit Pink dhe shpreson që të vlerësohet nga tregtarët duke i dhënë një çmim të mirë.Ndërkohë shqetësimi që ka Kujtim Plangaj është se nuk gjen punëtorë për të punuar tokën ndaj detyrohet që këtë punë ta kryej bashkë me gruan dhe dy prindërit e moshuar. Kujtim Plangaj ka një dashuri të çuditshme ndaj tokës. Me informacionin që ka, eksperimenton me prodhimet që kultivon në tokën e tij. Në një sipërfaqe tokë prej 6 dynymësh ai mbjell domate, lulelakër, brokol, speca dhe qepë.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply