Urdhëri i tij per bombardimin e ushtrisë së rregjimit të Milosheviçit ne marsin e vitit 1999 ka qenë mbështetje e pashembullt për shqiptarët dhe risi e jashtëzakonshme për politikën ndërkombëtare.
Ndoqëm edhe një fjalim kryeministror që shkenca e retorikës e njeh si të llojit ‘beletristic’, apo tejmetaforik, apo që i jepte më shumë rëndësi formës estetike sesa përmbajtjes.
Pa folur ketu per lëvdatat e pafund që do të krijonin ‘asimetri diplomatike’ me figura të tjera zyrtare te politikës ndërkombëtare.
Pritëm të dëgjojmë diçka më të veçantë nga ish Presidenti Clinton që të shërbente si mesazh publik i qartë për qeverinë dhe politikën e Kosovës, por në mungesë të tij, shpresojmë të jetë dhënë në rrugë të tjera të tërthorta diplomatike, ose jodiplomatike.
Pamë edhe se i vetmi pjesmarrës zyrtar nga Kosova ishte Ambasadori i saj në Tiranë.
Mungesa e përfaqësuesve të politikës zyrtare dhe opozitare të Kosovës mund të mendohet si mesazh kritik i fortë ndaj qëndrimeve të Kryeministrit Rama ndaj Kosovës.
Këtë mungesë e theksoi fakti që në Kosovë nuk ishte dërguar asnjë ftesë, perveç disa fëmijëve që mbanin emrin Clinton.
Ceremoni për të nderuar ata që ndihmuan në hedhjen e themeleve të pamvarësisë së Kosovës pa ftuar përfaqësues zyrtarë të institucioneve te saj !!!
A nuk ndjehet hipokrizia dhe prirja për ‘privatizim’ e çështjeve mbarëpublike të shqiptarëve, e vendosur shëmtuar mbi një rrafsh kryeministror ?
Burimi/Facebook
Leave a Reply