Teksa shijoja ate hijeshi dhe empathi qe po zhvillohej ne menyre tejet qytetare ne sheshin para Kryeministrise me pritjen qe po i behej presidentit Bill Klinton; teksa ngazellehesha, s’di pse, nga ai vershim dashurie e mirenjohjeje te njerezve per kete “sjelles lirie e lumturie” per ne, shqiptaret, ketej nga Tirana dhe ca me shume andej nga Kosova, qe ky burre i madh shteti urdheroi shporrjen e etnocidisteve serbe fale vendimit tejet te veshtire qe mori; teksa u pushtova njeheresh nga dy ndjenja, e para nga pershendetjet e disa femijeve kosovare, qe mbanin emrin Klinton, pra gjestin e bukur si shprehje mirenjohjeje te shume kosovareve, qe ua kishin vene vete femijeve te tyre emrin e liberatorit, pa kurrefare diktimi a “teatri” provincial, por sepse ashtu e ndjenin. Dhe, se dyti, teksa u mbresova sinqerisht me gjetjen e bukur (besoj e Edi Rames), si nje menyre e hijshme komplimentimi qe i behej mikut te madh te shqiptareve, ne formen e nje bisede, i ulur ai vete shkalleve te Kryeministrise, nje gjest pra atipik, çka e shnderronte protokollin zyrtar ne nje sekuence bisede e ritual te shpenguar – e pra, tek i shijova te gjitha keto dhe mora emocionin e bukur, tok me mesazhin prej miku te presidentit Klinton per sjelljen e papergjegjshme te faktorit politik ne Kosove, qe luan naivisht dhe kokefortesisht me zjarrin, ja ku ndoqa per dreq nje emision, ku po komentohej per eventin…
U bu, bu, buja, ç’te degjoje nga goja e çaprashitur e nje analisti grindavec, qe sheh gjithkund veçse zi, zi, e me zi. Ky ishte famekeqi Andi Bushati, nje paçavure e vertete, nje kinse analist kapadai, nje kinse guximtar, nje kinse parashikues, nje kinse diturak, pikerisht sinonimi i fjales “gjitheolog”, qe ka dale si satirizimi i analisteve vanitoze e te paguar. Nuk me ka pelqyer asnjehere ky njeri, dridh andej e dridh kendej, dje i kuq e sot jeshil, dje si çuni i oborrit dhe sot si pazhi i Saliut. Alogjikes ai i jep sensin e logjikes. Nuk me pelqen se eshte skajshmerisht i anshem. Nuk me pelqen se eshte nje kinse me teresej, nje “budalla politik” qe merr pozat e diturakut, nje shpirtzi i mbushur tej e ndane me mburrje, neveri e poshtersi… Edhe kesaj here po i njejti avaz, po e njejta daulle. Eventin e ktheu ne nje pleh te madh. Mendja e tij te kjo bisede qe e gjitha nje zezone, qe veçse peshtynte, qe hiqej si nje “demistifikues” i ngjarjeve politike ne vend, sikur po na zbulonte te vertetat e mbuluara tinezisht nga te tjeret, kesaj here nga Rama, Klintoni dhe “sponsorizuesi” i tij Xhorxh Sorosi, per te goditur faktorin politik kosovar, pra nenkupto qendrimin naiv prej kokeshkreti te Kurtit, i cili holiogramen e faktorit nderkombetar per rrezikshmerine e politikes se tij e konverton me paradigmat kinse atdhetare prej Mic Sokolash e Selam Musash, te cilet do ta kapin neser “topin nga grika”, ne rastin e nje lufte. Vertet do ta kapin apo do t’ia mbathin jashte me baule e valixhe, hajde gjeje!?…
Ja, ky gjitheolog i ndritur e shihte viziten e Bill Klintonit dhe fjalimin e tij si nje dore e zgjatur e Sorosit, mos o zot dhe e Edi Rames! Hej, ku shkon fantazia! Hej, ne çfare kali ia paska hipur mendimit te tij ky njeri! Hej, çfare logorie fjalesh “stigmatizuese”! E kush? Do t’i jap mendje Klintonit nje Adhamudh!… Gjithe fjala e tij kullonte ndyresi. Donte ta ndynte e perdhoste fisnikerine dhe largepamesine e presidentit Klinton, sepse eshte fund e maje nje i ndyre dhe i perdhosur. Te vjen turp kur i degjon keta njerez te flasin keshtu, qe thyejne gjer dhe kodin e nje mirenjohjeje, dashurie dhe respekti qe krejt kombi shqiptar ka per ate burre te rralle, fat per ne, me emrin BILL KLINTON.
Burimi/Facebook


Leave a Reply