Një vrojtues ka përpara detin, një gotë me verë dhe mendon se si është e mundur të besoj në MREKULLI, përderisa natyra ka ligjet e saj të rrepta. Nuk duhet parë gjithçka sipas logjikës së botës shkencore? Sigurisht, ky lloj mendimi nuk mund të hidhet poshtë, pasi po të mos vepronte logjika shkencore, bota do të ishte sot ende e paorganizuar, Mesjetë ose akoma më keq: xhungël primitive. Në të vërtetë dhe sot e kësaj dite ka vende që jetojnë në këtë gjendje. Janë të gjitha shoqëritë pa organizim ku mbizotëron shpirti i copëtuar në mijëra pjesë, si në Shqipëri. Problemi qëndron pikërisht te MREKULLIA që nga vetë natyra e gjërave bazohet te BESIMI dhe ky bazohet në absurditet, (ÇMENDURI).
Kështu lindi besimi në një Zot të Vetëm, që askush e ka parë, duke krijuar një tjetër strukturë shpirtërore në krahasim me egërsinë mesjetare apo primitive. Ndryshoi fati i njerëzimit. Konkluzioni është se te çuditë më të mëdha në botë fshihet absurditeti më i madh. Një Zot i plotfuqishëm, i konceptuar drejt, jo magjistar i kotë në qiell, të mëson: “Nuk dua të më duash mua, harroji qirinjtë, përkuljet, pallavrat dhe lutjet e kota gënjeshtare që më drejton. Mua më do vetëm kur, në radhë të parë, do Tjetrin”.
Pati mrekulli më të madhe në botë nga kjo, në rrjedhën e Kohës?
Filozofi nuk janë leksionet fragmentare pa qëllim, të përkthyera në universitete të fantaksura, pa bereqet. Filozofia është praktikë dhe vetëm praktikë. Asgjë tjetër përveçse praktikë! Ja dhe shembulli ilustrues praktik, historik. Njeriu më i egër në botë, në saj të besimit të Zotit të dashurisë, bëri qeniet më të egra në botë, Vikingët, të kthehen në shoqëritë më të qytetëruara në botë, siç janë skandinavët.
Kjo ndodhi në saje të skemës së çuditshme të mendimit: MREKULLI, BESIM, ÇMENDURI DHE PROKOPI. Merr parasysh rregullat shkencore duke tejkaluar botën e natyrës shterpë, që lë gjërat në gjendje xhungle: thjesht shikon gotën e verës dhe detin me sy të sipërfaqshëm, pa marrë pjesë shpirtërisht në kuptimin e thellë të botës, pa pasur idenë e gjërave që ndryshojnë gjendjen e egërsisë dhe kaosit shekullor. Pikërisht këtë lloj MREKULLIE, matanë ligjeve të natyrës dhe shkencës, besojnë mendjet më të hapura dhe më inteligjente të botës, përfshirë edhe Ainshtanin. SEPSE PËRMBAN TEJKALIMIN E VETVETES NGA GJËNDJA NATYRORE NË KËRKIMIN E LIRISË SË VËRTETE SHPIRTËRORE.
Burimi/Facebook


Leave a Reply