Sot në Tiranë ish-presidenti Bill Clinton tregoi historinë e takimit para disa vjetësh me kosovarin Arben Hysenaj në Nju-Jork, i cili, sa ishte duke i shërbyer në restorant, i kishte thënë: Falë teje familja ime është gjallë.
Rrëfimi i Klintonit sot në Tiranë: “Kur isha në një restorant në Nju-Jork, një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Njerëzit me të cilat isha nuk e kishin idenë çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu”.
Burimi/Facebook
Leave a Reply