Ne jo pak raste ne kemi humbur avantazhet e zhvillimit te nensektoreve te ekonomise si pasoje e mos orjentimit dhe veprimit ne kohen e duhur.
Sot, Shqiperia ka nje mundesi reale per te kapur kohen dhe per te siguruar rritje te qendrueshme te prodhimit te ullirit dhe perpunimit te tij ne vaj ulliri.
Ne se Shqiperia siguron rreth 75 produkte bujqesore dhe blegtorale (commodities) 25 prej tyre jane me kryesoret dhe pa ndroje shkruaj qe ulliri (kupto vaji I ullirit) ze vendin e pare.
Mndesite jane: a) numuri i konsiderueshem i rrenjeve te ullirit ne prodhim te cilat llogariten ne rreth 11 milion rrenje dhe rrenje te tjera te cilat hyjne ne prodhim cdo vit, b) konjuktura ne tregun boteror pasi bazuar ne informacionin e Keshillit Nderkombetar te Ullirit (IOC) rekolta e vitit 2022 e cila llogaritet (1 nentor 2022-31 tetor 2023) do te jete 6% me pak krahasuar me nje vit me pare.
Konkluzioni i Kongresit Boteror te vajit te ullirit te mbajtur ne shkurt-mars te ketij viti beri me dije se renja e prodhimit te vajit te ullirit verehet pothuajse ne te gjitha vendet mesdhetare ku ulliri kultivohet. Renjen me te madhe e ze Spanja me 27.6% (660,000 ton ulli me pak se sa normalja qe eshte 1.5 milion ton) e ndjekur nga Itala, Franca dhe Portugalia. E ne se faktori kritik qe ka cuar ne renjen drastike te prodhimit te ullirit dhe per pasoje dhe te vajit te ullirit ne Spanje eshte thatesira ne Itali shkaktari kryesor eshte Xylella Fastidosa, bakter i cili ka shkaktuar deme serioze ne rajonin e Puglias e cila normalisht siguron 50% te prodhimit te ullirit ne Itali. Respektivisht, nga 60 milion rrenje ullinj qe kultivohen ne rajon 21 milion rrenje jane shkateruar dhe do te duhen vite te rikuperohet. Fabrikat e vajit te ullirit zakonisht kane punuar 24/7 ne vitin 2022 punuan vetem ne fundjave.
Kjo mungese ne treg ka cuar ne rritjen e cmimit te vajit te ullirit ne tregun boteror nga 25-60%. Supermarket ne tregun Britanik do te ndjejne mungesen e ¼ te sasise se vajit te ullirit u shpreh Filippo Berio CEO e UK Ltd.
Viti 2022 per vendin tone ishte vit i begate per prodhimin e ullirit dhe per pasoje te vajit te ullirit. Shifrat e INSTAT per sasine e prodhimit te vajit te ullirit shpesh nuk perputhen me gjendjen reale. Nga prova te kryqezuara, kontakte ne teren dhe norma rreth 30-35 kg vaj per kv ullinj sasia e prodhuar ne fakt duhet te jete rreth 80 mije ton vaj ulliri per vitin 2022. Shto ketu qe fermeret trashegojne ne familjet e tyre sasi vaji nga prodhimi i viteve parardhese rezulton qe sasia gjendje ne fillim viti te ishte rreth 100 mije ton vaj ulliri.
Per te plotesuar mngesen ne tregun boteror, prodhimi shqiptar “vjen ne ndihme” me sasine e prodhuar dhe stok te ruajtur ne mjedise dhe ambalazh te pa pershtatshem. Ajo qe pak a shume pritje, ndodhi. Tregetaret italiane e grumbulluan rifuxho dhe eksportuan ne Itali. Per pasoje ky vaj ne tregun jashte do te dale me emer tjeter por jo ate te vendit qe e prodhoi. Cmimi i shitjes shpesh ishte/eshte nen koston e prodhimit dhe per me teper ne shumicen e rasteve u shit me kg dhe jo me litra. Pervec faktit qe nje prodhim cilesor i vajit por i ruajtur ne mjedise dhe ene te pa pershtatshme gjeti rrugen e tregut dhe fermeret ne pjesen me te madhe te tyre u “cliruan” nga sasite e vajit te kishin stok ne shtepite e tyre pervec sa munden te shesin “tek porta” per tregun vendas, kur behet fjale me rritjen e te ardhurave nga ky produkt mbetemi ne vend numuro. Ne tregun Europian cmimi i shumices varjoj nga 6-8 euro/liter tek ne u shit nga 300-400 lek/liter.
C’fare duhet te ndermerret qe: a) Cmimi i shitjes per eksport te jete me i larte dhe b) produkti shqiptar i vajit te ullirit te dale ne dregun per eksport me logon e vet.
a) Per kete po punojne aktualisht dy projekte ai i Kooperacionit Italian i zbatuar nga CIHEAM Bari dhe projekti i sapo filluar Agjensise Zviceriane per Zhvillim i zbatuar nga “Helvetas” ne bashkepunim me aktore lokale. I pari nder te tjera do te forcoje sherbimin e mbrojtjes se ullirit, teknologjine e kultivimit dhe certifikimin e produktit. I dyti do te mbeshtese me iventarizimin e prodhimit te ullirit dhe vajit si dhe me analizat perkatese. Gjetja e tregjeve me vlere te shtuar do te jete qelimi final.
Perfundimi I kadastres se ullirit do te ofroje nje ndihmese te madhe per identifikimin dhe rajonizimin si dhe per fillimin e prozesit te ristrukturimit te ullishtave.
b) Kjo situate nuk do te jete pergjithmone. Vendet si Italia te ciles i eshte demtuar prodhimi po nderhyn per te lokalizuar demin dhe rigjeneruar pemet apo mbjelle te reja. Thatesira ne Spanje nuk do te jete e pervitshme. Ne nje riplotesim te nevojave te tregut nga prodhuesit tradicionale te cilet kane ngritur prej vitesh strukturat e prodhimit te certifikuar dhe zoterojne kanalet e marketingut do te rizene perseri pozicionin ne treg dhe per pasoje vaji i ullirit shqiptar “pa emer”
dhe “pa vule nuk do te kerkohet me nga tregetaret italane apo greke. Askujt nga bleresit ne supermarkatot Britanike, te vendeve te Bashkimit Europian, Amerikes apo Japonise nuk “do ti mungoje” vaji shqiptar pasi ai nuk ka ekzistuar per syrin e tyre me etiketen perkatese. E, ne se do te veprojme shpejt per te eksportuar vaj ulliri cilesor (gje qe e kemi) te certifikuar dhe ambalazhuar me brandin tone, edhe kur te rikuperohet prodhimi i munguar nga eksportuesit tradicionale, ne do te kemi zene vend ne treg. Kuptohet, Shqiperia nuk eshte prodhues i madh qe te zevendesoje mungesen e ¼ te sasise se munguar ne tregun Britanik por do te zere vendin dhe fashen e saj.
Si mund te arrihet kjo?
Ka nje sere masash te ndermara dhe potencialisht te tjera mund te ndermeren.
Zvogelimi i fragmentizimit. Eshte domosdoshmeri kooperimi fermer (sot 250,000 fermere kultivojne ullinj) duke kryesh sherbimet ndaj kultures se ullirit ne kohe dhe teknologji te njejte per te siguruar cilesi uniforme te vajit, perfitimi maksimal i masave te ofruara nga qeveria si mbeshtetja e naftes pa akcize dhe mekanizimin per te kaluar me tej ne rimbursimin e tvsh per inputet si plehrat kimike dhe pesticidet.
Certifikimi i produktit dhe vleresimi ne nivel vendi i sasise dhe llojeve te vajit.
Mbeshtetja e Shoqerive te Bashkepunimit Bujqesor ShBB (kooperativave) dhe biznesit privat ne procesin e aplikimit ne kuader te programit IPARD III per ndertimin e stabilimenteve dhe fabrikave te perpunimit te ullirit per perpunim vaji. Si dhe rendesine e kreditimit te ketyre dy lloj subjekteve nepermjet bankave. Ketu do te theksoja rendesine e realizimit te idese se hedhur nga Kryeministri zoti Edi Rama per mbeshtetjen me kredi sovrane ShBB-ve. Realizimi i kesaj ideje te vlere merr perparesi ne kushtet e mbeshtetjes se gjithanshme per prodhimin e vajit te ullirit por, ne se shohim buxhetin e vitit 2023 kjo ide nuk gjendet e materializuar. Eshte koha te rihapet perseri ky diskutim dhe te shihet menyra e trajtimit ne periudhen e rishikimit te buxhetit te ketij viti.
Kredia e siguruar nga BERZH-i e cila u eshte dhene bankave te nivelit te dyte per ta disbursuar duhet te mobilizohet i gjithe fondi ne dispozicion i shumes prej 40 milion dollare. Nga ky fond duhet t’u sigurohet kreditimi subjekteve te cilet do te aplikojne dhe mundesisht do te perzgjidhen si fitues nga AZhBR/IPARD III. Zvaritjet dhe gjykimi jo me prioritet i bordeve perkatese te bankave per dhenien e kredise ne dispozicion te subjekteve te cilat jane skanuar nga AZhBR dhe kane fituar projektin per ndertimin e stabilimentit/fabrikes se perpunimit te ullirit per prodhim vaj ulliri nuk eshte ne linje me qellimin e marrjes se kredise nga ana e qeverise dhe nuk con ne suksesin e sfides qe kemi
perpara: Ate te rritjes se qendrueshme te prodhimit cilesor te vajit te ullirit, magazinimin e tij ne struktura brenda standartit, ambalazhimin dhe tregetimin e tij dinjitoz ne tregun vendas dhe eksoprt. Fondi i garancise nga BERZH-I me shumen 4 milion euro dperben nje tjeter garanci per keto banka.
Me programin AZhBR/IPARD jane mundesuar ngritja e qendrave te grumbullimit dhe standartizimit te fruta perimeve. Nje model i ngjashem mund te aplikohet edhe per grumbullimin e vajit te ullirit. Pra kapanone me kapacitete magazinuese te vajit te ullirit duke e ruajtur ne cistern (tanke) inoksi. Keto do te sherbejne dhe si “konsolidator” i vajit te ullirit duke perbere keshtu qendrat e par ate lidhjes se kontratave te vajit te ullirit me rrjetet e supermarkatove vendase, njesive tregetare dhe eksportit.
Shoqata e prodhuesve te vajit te ullirit duhet te dakortesoje me anetaret e vet para fillimit te rekoltes se vitit 2023 cmimin qe do ta shesin vajin per eksport. Kjo eshte nje tjeter mase e shpejte per te rritur vleren e produktit vaj ulliri i cili me te drejte ne tregun nderkombetar tanime cilesohet: ari i gjelber.
Dr. Arben Molla 15 Qershor 2023
V:O – Derguar per botim nga vete Autori
Leave a Reply