Me daten 20 qershor 2023 , anetar te shoqates “Alba – Dansk” , ishin te ftuar per te marre pjese ne festen kombetare te Egjyptit , ku ishin ftuar mjaft ambasadore te shteteve mike te Egjyptit, si dhe personalitete te shquara te Danimarkes. Por dhe miq te shumte , jo vetem , bisnesmend egjyptian qe jetojne e punojne ne kete shtet Skandinav, por dhe nga pala daneze dhe te tjere . Ishte nje ambjent shume I bukur I zgjedhur per te organizuar kete feste te rendesishme te tyre. Ambjetet e Glyptotek, Carlsberg Muzeum , ishin mjaft interesante , nje ndertese sa e vjeter , po aq me vlera kulturore qe mbart . Na u krijua mundesia per te pare nje pjese te nderteses, aq sa ishte e mundur , ngaqe ajo ishte e mbyllur per publikun , ne ate ore te pasdrekes , ku u zhvillua aktiviteti . Qe ne hyrje na priti zoti Ambasador se bashku me bashkeshorten dhe nje pjese te personelit te ambasades , ku me pas kaluam ne hollin e muzeut, ku na pritet kamariret , me pije te ndryshme dhe me embelsira .


Aty takuam shume miq , te vjeter e te rinj, miq tonet, por dhe miq te shoqates tone ”Alba – Dansk “ . Ishin prezent dhe nje pjese e Komitetit te shoqatave te te huajve , ku u takuam pas nje perudhe disa mujore qe nuk ishim takuar . Takimet tona m eta jane shume miqesore , ku pyesin , per punen tone, per aktivitetet dhe per situaten ne Shqiperi. Na pyeten dhe per situaten e fundit ne Kosove , donin te dinin me shume , se cfare mendonim edhe nem e shume dhe si do te shkonte situata me tej.
Por nuk patem shume kohe per te bashkebiseduar me miqte tane, sepse na e nderpreu zeri ne autoporlat i drejtueses se organizimit te festes , ku e mori fjalen dhe beri prezantimin dhe falenderoi mysafiret e ardhur dhe u percoll nje kenge tradicionale e Egjyptit e me pas ja dha fjalen drejtoreshes se muzeut e cila beri prezantimin e saj dhe foli edhe per bashkepunimet e institucionit qe ajo drejton, por dhe falenderoi te pranishmit . Me pas e mori fjalen dhe Ambasadori i Egjyptit ne Danimarke, ku falenderoi te gjithe te pranishmit dhe i njohu me kete dite te rendesishme te qeverise dhe te popullit egjyptian . Ne fund te fjalimit ai i pershendeti te pranishmit ne disa gjuhe , ku uroi per ditelindje edhe mikun e tij nga Firlanda . Aktiviteti u shoqerua me kenge e muzike tradicionale nga Egjypti. Gjate ketij aktiviteti , kryetari i shoqates ”Alba – Dansk” , u takua me personalitete te ndryshme dhe me bisnesmene te ndryshem, duke u prezantuar se kush eshte shoqata ”Alba – Dansk” dhe roli i saj . Shume nga personalitetet qe z.Arben takoi, kerkonin te dinin me shume per Shqiperine, meqe shoqata ishte perfaqesuese ne ate aktivitet, duke e ditur , disa nga ato dhe per lidhjet qe shoqata ka krijuar me heret . Nje bisnesmen nga Danimarka ishte shume i interesuar per te bashkepunuar , nepermjet nesh me Shqiperine, sepse kishte degjuar per turizmin dhe per klimen e mire qe kishte Shqiperia , nepermjet nje miku te tij dhe ai ishte shume entusiast qe u takua me kryetarin e shoqates tone, per te krijuar ura bashkepunimi , me shoqaten dhe nepermjet shoqates me Shqiperine . U vendos qe te behej nje takim tjeter ne tavoline dhe te flisnin me gjate per cfare kerkonte ai . Zakonisht pjesemarrja ne keto festa , nga pjesetaret e shoqates tone , nuk eshte marre thjeshte , hajt se po shkojme ne nje feste dhe asgje tjeter, por gjithnje keto takime dhe keto festa jane perdorur per te pronovuar Shqiperine dhe shqiptaret , duke qene qe kemi pare pjesetare te ambasadave te ndryshme , qe vine thjeshte per te pire nje gote vere dhe per te ngrene nje darke , sepse gjoja ato jane jashte kohes se punes se tyre, por keto takime dhe festa , jane shume te favorshme per te krijuar lidhje dhe per te ftuar njerez te rendesishem , qofshin keto personalitete , apo bisnesmene per te vizituar Shqiperine .
Ne fund u sherbye edhe me ushqimin tradicional te Egjyptit dhe me embelsira dhe pije te ndryshme . Ne fund te kesaj feste z. Arben Hoxhaj u takua edhe me ambasadorin e Egjyptit ku foli gjate me te, per historine qe i lidh te dy popujt tone dhe e ftoi qe te ishte ne nje interviste ne radion Projekt 21 , per te folur me gjate per kete histori qe lidh dy popujt dhe per shqiptaret qe drejtuan Egjyptin dhe figurat e tjera shqiptare qe jane te shumta qe jane pjese e historese se tyre.
U ndame me pershypjet me te mira nga kjo feste kombetare e organizuar nga ambasada e Egjyptit ne Danimark . Urime festen kombetare te Egjyptit !
Nga sektori i shtypit prane shoqates ”Alba – Dansk”
Danimarke me 21 qershor 2023









Leave a Reply