Në Katedralen e Milanos, kremtohet funerali shtetëror për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 86-vjeçare.
Në Itali është Ditë Zie Kombëtare dhe Kuvendi atje ka ndërprerë punën për një javë.
Arkivoli i Berlusconit u përcoll para altarit kryesor nga Karabinierët.
Turmat e njerëzve në shesh e përcollën me duartrokitje transportimin e trupit te tij brenda kishës, që shoqërua edhe me një përshëndetje ushtarake.
Presidenti italian Sergio Mattarella, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeminsitri shqiptar Edi Rama, ai hungarez Viktor Orban mori pjesë në ceremoninë mortore.
Vëllai Silvios, Paolo Berlusconi nuk mundi t’i mbajë lotët në katedralen e Milanos ndërsa arkivoli i të ndjerit mbërriti. Partnerja e tij Marta Fascina dhe fëmijët ishin gjithashtu në lot. Kremtimi liturgjik, u kryesuar nga Kryeshkopi i Milanos, Mario Delpini. Predikimi i tij u fokusua në tre fjalë: jetë, dashuri dhe lumturi.
“Këtu është njeriu. Dëshirë për jetë, për dashuri, për lumturi. Të jetosh dhe ta duash jetën. Të jetosh dhe të dëshirosh që jeta të jetë e mirë, e bukur për veten dhe për të dashurit. Të jetosh dhe ta kuptojmë jetën si një mundësi për të vënë në jetë talentet e marra. Të jetosh dhe të pranosh sfidat e jetës”- tha Delpini.
Trupi Silvio Berlusconit do të digjet dhe hiri do të ruhet në Arcore.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply