Shqiperi – Finlande 2- 0
…Shkoi mire dhe ashtu sic deshem ne…
Goli i Mucit alla Van Basten ne euro 88.
E kemi mundur Finlanden ne Tirane , nje lloj hakmarrje ndaj saj per humbjen e pa merituar 1 muaj me pare ne Helsinki .
Jemi ende te paret ne grupin tone me 12 pike …e te djelen luajme kunder Bjellorusise qe ka 10 pike ne fushe asnjanese …ne Budapest .
Na mjafton edhe barazimi per te fituar grupin e per te siguruar edhe nje vend per ne Play off e Euro 2028
…E pra na u deshen 46 vjet per ta mundur Finlanden te cilen e kishim mundur per here te fundit ne Tirane ne 1980 me golat e M.Bacit e S.Brahos.
E mesa duket djelmoshat kuq e zi i ka bekuar per kete fitore ish ylli bardhe e blu e ish legjenda e kombetares shqiptare e viteve 60- 70 i pa vdekshmi Skender Halili i pranishem ne kete ndeshje …edhe pse jo fizikisht …( foto ilustruese e ketij shkrimi )
Pas tre pritjeve te portierit mik Hradecki qe i shpeton te tijet nga gola te sigurte…
Vjen minuta e 35 dhe super goli i Mucit…qe me kujtoi egzaktesisht ate gol fenomenal alla – Van Basten kunder B.Sovjetik e portierit Dasayev ne finalet e Euro 88.
Ne fund te pjeses se pare na shpeton Berisha dhe ne pushim shkojme me 1- 0 per ne.
Pjesa e 2 dhe goli i 2 per Shqiperine…kete radhe pas krosit brilant te Hysajt eshte Manaj qe me koke na jep golin e sigurise.
Ne te 66 ‘ Finlanda mbetet me 10 lojtare pasi Tenho ndeshkohet me kartonin e kuq .
Radhazi ne minutat 69, 80 e 89 hyjne Daku e Shehu…Hoxha , Uzuni e Hasa duke zene vendet e Manajt e Ramadanit. ..Mucit , Lacit e Pilos.
Nje ndeshje e dominuar nga ne ku me pak kujdes rrezultati i kesaj ndeshje mund e duhej te ishte te pakten 3- 0 ose 4- 1…pasi humbem te tjera raste shenimi e gjuajtem kuturu e jashte kuadratit.
Ekipi ne pergjithesi luajti mire por une do te vecoja Mucin, Hysajn e Pilon…te tre dalluan jo pak nga te tjeret .
Gjykimi i portugezit Pineiro ishte teper korrekt.
Urime cuna…ja dolet…ju lumte ..bete e moret ate qe deshet ju e trajneri juaj e stafi juaj drejtues…
Mbi te gjitha i kenaqet sic e meritojne edhe tifozet tuaj te mrekullueshem te cilet meritojne vertet ndeshje e fitore te tilla.
Ju prifte e mbara te djelen ne Budapest .
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply