Ky burri në foton e parë është Jensen Huang, deri dje CEO i Nvidia-s, gjigantit amerikan të teknologjisë.
Huang u raportua se kishte një lidhje jashtëmartesore me një biznesmene me origjinë kineze, për të cilën shërbimet amerikane dyshonin se vepronte si agjente e Kinës.
Ai dha dorëheqjen nga drejtimi i kompanisë që kishte bashkëthemeluar dhe drejtuar për më shumë se tri dekada.
Gruaja në foton e dytë është Vlora Hyseni, ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror shqiptar.
Ajo dyshohet nga prokuroria se kishte marrëdhënie të afërta me një person të akuzuar si “koordinator i grupeve kriminale me qeverinë”. Sipas akuzave të SPAK-ut, ajo i kishte përcjellë atij informacione sekrete që siguroheshin nga hetimet ndaj grupeve kriminale, ndërsa merrte në këmbim shuma të konsiderueshme parash.
Po sipas akuzës, ajo e kishte ndihmuar të shmangte arrestimin dhe i kishte ofruar mbrojtje edhe kur ai ishte në arrati.
Ajo nuk dha kurrë dorëheqjen. U largua nga detyra vetëm pasi u shkarkua dhe, edhe pasi gjykata e vendosi në arrest shtëpie, nuk i kurseu sulmet ndaj gazetarëve. Madje, vazhdon të kërkojë lirinë e plotë.
Nvidia pësoi një goditje të rëndë në bursë, me humbje të vlerës së tregut që llogariten në qindra miliarda dollarë.
Kurse shërbimi ynë vijon të zbulojë çdo javë nga një agjenturë të huaj që organizon protestat kundër qeverisë.

Burimi/Facebook


Leave a Reply