Është koha që Republika e Kosovës ta rishikojë me seriozitet sistemin pensional, veçanërisht trajtimin e punëtorëve të arsimit.
Mësimdhënësit janë njerëzit që për dekada të tëra kanë edukuar, arsimuar dhe përgatitur breza të tërë. Ata kanë punuar në kohë të vështira, në kushte të rënda politike e ekonomike, e shumë prej tyre kanë sakrifikuar edhe mirëqenien e familjeve të tyre për të mos u shuar arsimi shqip.
Sidomos ne nga periudha e viteve 1990–1999 nuk duhet të trajtohetmi si një periudhë e zakonshme pune. Ishte kohë e rezistencës, e sakrificës dhe e mbijetesës kombëtare.
Prandaj, kërkoj që:
– Të njihen drejt dhe plotësisht vitet e punës.
– Të vlerësohen kontributet pensionale të secilit punëtor.
– Të korrigjohen padrejtësitë e krijuara ndër vite.
– Të sigurohet pension dinjitoz për punëtorët e arsimit.
– Të krijohet një mekanizëm i veçantë për vlerësimin e kontributit historik të arsimit gjatë viteve të okupimit.
Nuk është e drejtë që njerëzit që kanë kaluar jetën në shërbim të edukimit dhe dijes, pas pensionimit të përballen me pasiguri ekonomike.
Një shtet që e vlerëson arsimin duhet ta vlerësojë edhe mësimdhënësin, jo vetëm sa është në detyrë, por edhe pasi ta përfundojë jetën e tij profesionale.
Pensioni nuk është dhuratë e shtetit. Është e drejtë e fituar me vite pune, mund, përkushtim dhe kontribut.
Kosova duhet të ndërtojë një sistem pensional të drejtë, transparent dhe dinjitoz, ku asnjë kontribut nuk harrohet dhe asnjë gjeneratë nuk ndihet e braktisur.
Sepse respekti për mësimdhënësin nuk matet vetëm me fjalë, por edhe me mënyrën se si shteti kujdeset për të në pleqëri!
Burimi/Facebook


Leave a Reply