Nuk është më vetëm një deklaratë e Michael Gahler-it. Nuk është as thjesht një shqetësim për ndërhyrjen politike në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo që e bën këtë deklaratë politikisht të rëndësishme Është se Gahler shkoi një hap më tej, Duke hedhur në diskutim edhe mundësinë e një qeverie teknike. Si rrugë për të ulur tensionet, Për të garantuar zgjedhje të lira Dhe për t’i lënë drejtësisë mundësinë të veprojë pa ndikim politik. Ky është një sinjal që nuk mund të kalohet në heshtje.
Kur në Parlamentin Europian nuk diskutohet më vetëm për reforma, Por vihet në pikëpyetje edhe mënyra se si funksionon qeverisja në Shqipëri. Atëherë kemi të bëjmë me një shqetësim shumë më të thellë. Problemi nuk është më vetëm një institucion i dobët Apo një reformë e papërfunduar. Problemi është përqendrimi i pushtetit. Presioni mbi institucionet Dhe klima e frikës që prodhon kjo mënyrë qeverisjeje.
Presion që nuk ndalet te dyert e institucioneve. Ai ndihet te drejtësia, te protestuesit, te qytetarët Dhe te çdo njeri që kërkon të ushtrojë të drejtën e tij për të folur e për të kundërshtuar.
Rama mund të vazhdojë të flasë për suksese europiane, integrim dhe reforma, Por diplomacia nuk matet me fjalimet e kryeministrit. Ajo matet me besimin që Shqipëria gëzon te partnerët e saj. Dhe kur partnerët europianë fillojnë të ngrenë pyetje Për vetë legjitimitetin e mënyrës së qeverisjes. Kjo është një kambanë alarmi.
Rama nuk po përballet më vetëm me protestën, apo opozitën në Tiranë. Po përballet edhe me një realitet diplomatik që nuk mund ta kontrollojë me propagandë.
Tashmë është e qartë Letrat e diplomacisë po i bien njëra pas tjetrës. Dhe këtë herë, zhurma e propagandës nuk mjafton për t’i mbuluar. Rama ka ndërtuar mafia-shtet. Dhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar. Panvatsisht se nuk e thonë hapur. Por rraporti i 2026 tregon se Shqipëria është një vënd ku pastrohen paratë. Ku droga e korrupsioni janë në nivelin më të larët. Dhe e gjitha kjo. I faturohet vetëm një njeriu. Dhe ai është Kryeministri Rama.
Kujdes spiunët.
Burimi/Facebook


Leave a Reply