Tani sapo dëgjova me vemendje,komunikimin e kryeministrit te Shqiperise me Median.
Hapur, me ze e figure dilte ne pah sjellja e padenje per nje drejtues te nivelit me te larte te Shqipërise.
Perbuzes deri ku nuk mban më,ai shperfaqe disa te verteta historike te cilat shqiptaret patriote i degjojne per here te pare.
Ajo qe me tronditi thelle ishte deklarata e tij perpara medias se “nuk kam asnje interes per Kosoven.”
Edhe nderhyrjen, Kryeministri yne e paska bere me inisiativen e vet, duke hartuar nje draft propozim per asociacionin per te bere thjesht detyren dhe asgje me shume.
Per ta bere kete detyre,ai informon opinionin publik se “ka aktivizuar top ekspertet euroamerikane qe jane ajka e mendimit juridik botror.”
Duke hartuar draftpropozimin per asociacionin,ai harron disa gjera me rendesi te veçante te cilat nuk e ndihmojne por e rendojne edhe me tej situaten ne bisedimet Kosove-Serbi.
Se pari,
Hartimi i nje drafti per asociacionin don te thote se asociacioni sipas Kryeministrit tone eshte nje pune e kryer duke harruar se ndryshe me kete perfundim eshte e mendimit,qeveria dhe gjykata kushtetuese e Kosoves.
Se dyti,
Kryeministri yne deklaroi hapur se “nderkombetaret jane te zotet e shtepise ne Kosove.”
E thene nga nje perfaqsues i larte i politikes shqiptare,demi eshte i pallogaritshem.
Me kete percaktim,ai deklaron hapur se pavaresia e Kosoves eshte inekzistente dhe rroli i qeverise e politikes ne Kosove eshte thjesht formal.
Se treti,
Kryeministri yne thote se drafti i tij eshte “statuti i Asociacionit”,duke dalë hapur dhe pa e pyetur njeri ne krahun e atyre qe e mbeshtesin bashkesine e komunave me shumice serbe ne Kosove.
Se katerti,
“Kam marre persiper te nderhyj nepermjet kumbareve te bisedimeve Serbi-Kosove qe jane Franca dhe Gjermania.”
A ka sesi apo ka harruar Kryeministri yne qe Franca,historikisht ka qene aleate e Serbise dhe ka mbrojte interesat e saj.
Së pesti,
Kercenues dhe absurd çfaqet Kryeministri yne kur deklaron se “nese nuk degjohen nderkombetaret, ata do te fusin trupat e tyre ne veri te Kosoves” duke tentuar me kete lajm te destabilizoje paqen dhe sigurine ne rrajon.
Harron me qellim se nese ka nje vend me prezence shume te larte te forcave ushtarake nderkombetare,ai vend eshte Kosova.
Pra nderkombetaret jane aty,brenda ne Kosove,ne lindje e perendim,ne juge e ne veri te saj e nuk kanë nevojë te vinë.!?
Se gjashti,
Kryeministri yne harron ti thote opinionit vendas e atij nderkombetar se ku qendron pergjegjesia e tij morale e politike nese me draftin qe ka paraqitur i sherbehet asociacionit dhe interesave te Serbise duke i dhene rruge,ndarjes se Kosoves njehere e pergjithmone nga pjesa e saj me e pasur,jetike per te ardhmen e saj e te brezave qe vinë.
Theksojme me kete rast se Kosova eshte e njohur si teresi territoriale nga me shume se 100 shtete te botes dhe eshte njohur si e tërë pa teorite konspirative te ndarjes.
Se shtatti,
Ne konferencen per median u harrua te pyetej Kryeministri yne se a eshte ne interes te zgjidhjes, nje draft i cili i shkon per shtat Serbise dhe jo Kosoves.
A duhej te dilte me nje draft te tille Shqiperia kur Kosova me pare,nepermjet Kurtit kishte propozuar modelin kroat nepermjet te cilit garantoheshin te gjitha te drejtat dhe lirite themelore te minoritetit serb ne Kosove.?
Dhe ne fund te ketij rreagimi te shkurter me duhet te ju pyes:
Çfarë duhet të bejë Kosova nese Europa,plaka e motit vazhdon ta ndajë Shqiperine e Kosoven bashke,ne copa…!
Te rënda ishin pyetjet por shumë te ithta ishin pergjigjet tuaja,zoti kryeminister.
Me vjen keq por akoma nuk e dini apo beni sikur nuk e dini se SHQIPTARET DUHET TE SILLEN SI KOMB DHE JO SI PJESË TE NJË KOMBI TE NDARË…!
Dashamir Uruçi,
Pejë,14 qershor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply