Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se shkatërrimi i digës hidrocentralit në rajonin Kherson të pushtuar nga Rusia demonstron brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Shkatërrimi i digës Kakhovka sot vë në rrezik mijëra civilë dhe shkakton dëme të rënda mjedisore. Ky është një akt i egër, i cili demonstron edhe një herë brutalitetin e luftës së #Rusisë në #Ukrainë”, shkroi Stoltenberg në Tëitter të martën.
Stoltenberg ka folur nga kryeqyteti sllovak Bratislavë gjatë një takimi në Bukuresht, ku janë mbledhur grupi i aleatëve të NATO-s në krahun lindor, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia, transmeton CNN.
Aleatët perëndimorë të Ukrainës, përfshirë aleancën ushtarake transatlantike, kanë mbetur mbështetës kryesorë të Kievit gjatë konfliktit duke dhuruar ndihmë ushtarake ose duke vendosur sanksione kundër Rusisë.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply