Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shprehur se është ndjerë e lënduar nga retorika e anëtarëve të qeverisë britanike ndaj migrantëve shqiptarë.
Në një intervistë për the “Sunday Times”, Lipa i cilësoi dritëshkurtër komentet e ministrave britanikë si ato të sekretares së punëve të brendshme, Suella Braverman, e cila ka folur në veçanti për “kriminelët shqiptarë”, siç është shprehur ajo gjatë diskutimeve për migracionin që u mbajtën vitin e shkuar në parlamentin britanik.
“Sigurisht që të lëndon. Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një vend ku bashkoheshin kultura. Prandaj kur dëgjon qeverinë që flet kështu për shqiptarët, të lëndon. Është dritëshkurtësi dhe mendjeshkurtësi por kështu mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se sa përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që thonë migrantët po vijnë në vend dhe po na marrin punën”, u shpreh këngëtarja.
Këngëtarja tha më tej se migrantët që kanë ardhur në Britani kanë fituar vendin e tyre duke punuar jashtëzakonsht shumë.
“Megjithatë, migranët që kanë ardhur këtu kanë fituar vendin e tyre duke punuar jashtëzakonsht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, pasi askush nuk largohet nga vendi i tij nëse nuk kanë nevojë apo frikë për familjen e tyre”, theksoi këngëtarja 27 vjeçare, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës.
Më herët, Ministri britanik i emigracionit, Robert Jenrick ka deklaruar se qindra emigrantë shqiptarë janë kthyer së fundmi në Shqipëri
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply