Harry Kane mbetet objektivi i parë i Real Madridit, por çmimi i vendosur nga Tottenham, i cili kërkon më shumë se 110 milionë euro, mund ta bëjë kalimin e tij në Spanjë të pamundur. Edhe qendërsulmuesi anglez – shkruan shtypi britanik – ka shprehur prej kohësh gatishmërinë për t’u larguar nga Premier League për të zënë vendin e Karim Benzema, në qendër të sulmit të merengues.
Por për të kurorëzuar ëndrrën e tij do të duhet të bindë presidentin e tij aktual, Daniel Levy, i cili edhe dy vite më parë kishte bllokuar transferimin e kapitenit të Kombëtares, që ndiqej në atë kohë nga Manchester City.
Për të zhbllokuar negociatat mund të jetë trajneri i ardhshëm i Tottenhamit, i cili po perfeksionon detajet e fundit me Ange Postecoglou. Nëse trajneri grek, i cili udhëhoqi Celtic drejt titullit skocez sezonin e kaluar, jep miratimin e tij, Kane mund të largohet nga Tottenham pasi ka shënuar 280 gola në 435 paraqitje për Spurs.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply