Skicë Letrare
As që e dija se në këtë vënd , ku kisha arrdhur i “ngarkuar me mëkate”, ndodhej edhe një kishë për ne “mëkatarët e kësaj bote”,-sikundër më kishin quajtur atje në vëndin tim, bile edhe gjyshja, pasi kisha “dalur nga udha e Zotit”, qyshkur shëmbën kishën e fshatit. Sepse , ashtu thuhej edhe në librat shkollore dhe, po ashtu na thoshte edhe mësuesi i fshatit, duke na i mbushur mëndjen “top” se gjihthçka që predikohej aty qe një “gënjeshtër e madhe!”.
Prandaj nuk na “shkelte këmba”në kishën e fshatit, po ama në manastirin që ishte shumë më largë, në një brinjë mali , venim për “gallatë” e për tu tallur me priftin, të cilit im kushuri, i kishte sajuar edhe një zarfë, më kryqin përsipër e me emrrin e Uratës , shkruar me kujdes dhe, kur prifti vuri syzet për ta lexuar dhe e hapi zarfin me kujdes, prej saj kërceu drejt e në mjekrën e tij të bardhë, një kops e madhe e teliksur me fije llastiku, që u shpleks në mjekrën e tij të dëndur. Urata u trëmb nga e paprituara, bërtiti dhe u vërtit rreth nesh i tromaksur e u orvat të na qëllonte me bastunin e tij e me të shara të rënda, me “shejtanër brënda”! Dhe, kur mësuesi, në vënd që të na qërtonte, na tha se “mirë ja bëtë atij Mjekër Cjapit”, bile kishte shtuar se, do qe më mirë t’ia çkulnit fare mjekrën, qeratait”…As na “i preu mëndja”, se edhe ne, disa muaj më mbrapa,do të rradhiteshim në aksjonin që na i ngarkoi “Partia e Punës”,-e vetme e asaj kohe, që t’i shëmbnim fare kishat e manastiret që përhapnin”helme” e të “këqia të tjera, në bashkëpunim me ata të perëndimit”.Po gjyshes sime sikur i ra rufeja mbi kokë, i iku fjala nga goja, i çakëriti sytë dhe ra si e vdekur mbi minder…”Mos, mos e bëni atë mëkat, se u vrasin vetëtimat dhe nuk ka asnjë pendesë që ju mbron e u shëron. Tërë jetën do jeni me frikën e Perëndisë”!
E, që mos ta hidhëroja gjyshen time, që më kishte vënë dhe emrin Spiro, në kujtim të Shën Spiridhonit, të varrosur në Korfus,-qëndrova në “bishtin” e atyre që morrën vrull e u vërsulën kundra priftit e ikonave të alltarit..Bile, bëra fshehurazi edhe atë që s’bëhej: duke përfituar nga rrëmuja e konfuzioni i asaj dite,-tek kujtonim se bënim trimërira(!),- munda t’i fsheh dy ikona brënda xhupit dhe ia shpura asaj që gjthsesi të lutej në bodrumin e shtëpisë, për mua “të marrosurin” që s’dija ç’bëja…Po ajo nuk u qetsua aspak dhe më dha një shuplakë fytyrës sa më lëshuan sytë xixa-xixa….Ndofta edhe nga që kisha ngatëruar dhe ikonën e Shën Spiridhonit me atë të Shën Thanasit! “Po, nëse pendohej për këtë që bëre,-tha ajo , -sipas Matheut, “Dyert e ferrit” nuk do të kenë më fuqi të të shpëtojnë nga i ligu!”…
Mirëpo ,pas shumë kohe, kur i madhi i asaj kohe e kishte “këputur qafën”, dhe në fshatin tonë, Vatra e Kulturës, ku i kishte akoma murret e kishës së mëparshme, u sajua me një çati përsipër, u vunë përsëri nëpër murre ato dy ikona e ca të tjera si këto, që vrapuan t’i “shpëtonin” plakat e fshatit, disa prej të cilave i kishin ende xhamat e thyera, po ama fytyrat e shënjtorëve përsëri dukeshin të qarta. U gjënd edhe kambana në një depo të vjetër e u varë tek dega e ullirit të kishës së njëhershme.Na errdhi edhe një prift i ri, me një mjekër fare të vogël, i cili ishte njeri prej aktorëve të estradës së qytetit tone, fill pas një kursi gjashtë mujor, andej nga qëndra dhe neve nuk bëmë më zë. Gjyshja më tha se qe një faj i madh atëhere dhe se, këtë aktorin e veshur prift, duhej ta respektonim si “Njeri të Perëndisë” dhe se , do ishte mirë që, jo vetëm t’i puthnim dorën, po edhe “të pendoheshim” për sjelljet tona të padenja të asaj “kohe të shejtanosur”, që nëpërkëmbte besimin e popullit të shumëvuajtur e të munduar nëpër punëra të rënda e të papaguara, si edhe të rropatur nëpër kooperativa, ferma, kampe internimi e burgje,-nga të “pa fetë”…
E mgjithatë, ja tek kisha ardhur këtu, në një vënd të përëndimit që “nuk mallëkoheshin pasuesit e Satanait!”, nga që askush nuk i njihte si të tillë dhe ku, këto “ngrehina të lashta”, me kryqin përsëpër, kishin shekuj që ishin ngritur dhe që, jo vetëm që nuk ishin prekur, po shtoheshin e nderoheshin, nga të gjallë e të vdekur, nga të varfër e të pasur, si edhe nga zyrtarë e politikanët e lartë, deri te mbreti i vëndit. Dhe ku udhëtarët, kur kalonin para një kishe bënin tri herë kryqin…Unë i varfëri njeri, që kisha ardhur i raskapitur, nëpërmjet maleve, xhveshur e grisur ferrave, me gjithë grua e fëmijë, me plakën e drobitur të shtëpisë, marur xara e tharë nga motet e tërkuza, me ç’kishim veshur, -po merja frrymë më lirisht, sa kaluam “klonin” e kufirit… Gjyshe Sofia,-shamizeza e përjetshme,- më thoshte parreshtur se më kishte shpëtuar nga e “keqia më e madhe Shën Spiridhoni,-që i kisha marë emrrin! Bekimin pastë! Sepe të mira ka bërë dhe ka shpëtuar shumë nga ata marinarë që u hodhën në det dhe po mbyteshin, gjatë luftës që shkoi, në kanalin e Korfusit, po jo edhe anijet me Satanain brënda tyre, që e bënin luftën dhe që aty i ke edhe tani, të fundosura!”
Shirat e vjeshtës, pas atij behari përvëlues, nuk pushonin dhe e lanë mirë dheun e plasaritur që kishte etje të madhe, më shumë se ne të gjorët, brënda barangës së mbuluar me llamarina. Plaka bënte kryqe pa rreshtur, sa herë që gjëmonte e shkrepnin vetëtima e diçka thoshte me gojën gjysmë të hapur e pa zë… Papritur shirat pushuan dhe unë po përgatitesha të delja në rrugën e madhe, për të vajtur të punoja, në qytezën afër detit, kurse ato të dyja, thanë se do qenë “hedhur” lakërat, që pas shirave mbushin dhenë e ne mund ta shtynim urrinë për disa ditë të tjera. Dhe dola nga dera, që të arrija autobuzin urban, duke e pritur në stacionin më të afërt….
Më shkoi mbarë, se e pata gjetur një punë si kopshtar, në baçen e një pronari vëndas, i cili më tha se mund të punoja që atë ditë, ngaqë pemët qenë harlisur pas shirave dhe se donin të merrnin ajër,-tha ai, si njerëzit që nuk e durojnë dot shëndetin e tepërt. U shastisa ashtu në këmbë, sepse qe një punë që nuk e kisha bërë kurrë, që duhet “të thush “di” kur “nuk di asgjë””! M’i krreu menjëherë veglat e duhura nga kthina prej dërrasash e qoshes së baçes e unë i rrëmbeva sharrën e iu vërsula degëve të tepërta që përkuleshin e vareshin, sikur po qanin edhe ato fatin tonë të mbrapsht. Pas pak ai më solli zhezven me kafe që avullonte e kundërmonte, si edhe një tost të ngrohtë, duke ma bërë me shënja që të haja mëngjesin. U ula mbi një trung peme, pa qënë nevoja t’i laja duart që më dridheshin, ta pija kafenë dhe të “shuaja urinë”!. Përtypesha e shikoja majat e pemëve që kishin marrë përpjetë, si njerëzit kryeneç dhe, sa mbarova kafshatën e fundit, u ngjita tek pema më e dëndur. Kisha parë një krasitës që e niste punën nga brënda pemës e thoshte se pema duhet bërë “kurorë” dhe të pastrohej nga degët e brëndëshme që i zinin frrymën. Dhe ashtu bëra , deri në mbasdite vonë, sa ndjeva lodhjen, po edhe kënaqësinë e punës time, duke i “prishur” gjysmat e atyre parave që më pagoi pronari vëndas. Ma vlerësoi mirë punën që bëra e unë gati sa nuk “fluturova” e të hidhesha në det nga gëzimi.Në supermarketin më të afërt i mbusha dy qeska me ushqime dhe dola te stacioni, nga ku shtrihej deti i qetuar, që llamburiste ende nga rrezet e kuqëremta të diellit të mbasdites. Nuk do prisja shumë. Zura vënd në një sedilje dhe sytë i hodha përsëri nga baçia, ku kisha punuar atë ditë dhe vura re që njeriu, sado i paditur e hundëpërpjetë që të jetë, nuk duhet t’i trëmbet punës….
Në stacionin e “Kishës së Pendesës”, zbriti nje grua e moshuar me të bijën dhe, në ato sekonda të hapjes e mbylljes së derës, rezja e syrit tim kapi edhe një thes të zi, anash murit të kishës…Do kisha zbritur dhe unë, për të parë se ç’kishte brënda ai thes i zi, sikundër bënim jo pak herë, në ato ditët e para të arrdhjes tonë, në një “vënd të perëndimit” e qëllonte që në thasë të tillë, kishim gjetur dhe rroba e këpucë, të mbajtura mirë, që nuk i hidhnin në kazanët e plehrave, po i linin këtu, të lara e të palosura, për t’i gjetur ndonjë fukara i kësaj bote të ngatëruar…. Në këto mendime e sipër, zbrita një stacion me tutje, u ktheva me këmbë, me shpejtësinë e lepurit e menjëherë vajta e hapa grrykën e thesit, pa më parë njeri, ndërsa ajo gruaja që zbriti nga autobuzi, falej para një ikone dhe e bija a nusja bënte kryqe me njerën dorë dhe me tjetrën, mbante qiririn e ndezur. Më rrihte zemra…
Aty brënda thesit ishte një kostum i zi, fringo i ri, një pulovër e një këmishë e bardhë, ndërsa posht kostumit ndodheshin edhe dy pako me këpucë. E rrëmbeva “thesarin”, e hodha krahëve dhe ia mbajta nga rruga e dytë këmbësore, nga ku dola pas nja gjysmë ore te baranga ime. Sa më pa, ime shoqe, vuri duart në kokë e ulërriti si para një fatkeqësie. Po unë i dola përpara e, me një gjest prej fitimtari, i hodha thesin e zi tek këmbët…”Ja, ku e ke edhe kostumin tim Fringo të ri, që e pate si merak , kur u martuam!,-thashë unë i krekosur,-Na i dërgoi vet PERËNDIA te Kisha e Pendesës..Vetë “I MADHI ZOT” pendohet për rob’t e tij të harruar mbi tokën e tejmbushur me zuzarë! Bile me dy palë këpucë!”.Gjyshes i shpëtoi një pasthirmë e përzishme,e zverdhur , me sytë e shqyera nga qielli…Po ime shoqi doli para saj, sikur do shkrehej ndër lotë…”I ziu ti Pilo, o i varfëri im,-tha ajo,-po ti na solle, po atë thes që ne e morrëm para teje, sa u kthyem nga mbledhja e lakrave dhe që e prum gjer këtu, si varfanjakë të këputur që jemi, mbetur me hiçmosgjë, gjithë jetën e mënxyrrshme…E pamë se ç’kishte brënda dhe vajtëm e shpumë përëri atje ku e morëm…Pa asnjë pendesë..Le ta vesh ndonjë tjetër kostumin e nje të vdekuri e jo ti…Nuk dua që vdekja të qëndroj dhe mbi supet e tua,…J0!”. Kurse plaka kishte vënë të dya duart në faqet e saj të rreshkura, si në ksodhë!
U trondita. U pendova që e “rrëmbeva” si një vjedharak! Dhe më duhej të rikthehesha në Kishën e Pendesës, në të errur, me thesin e zi në krahë, në atë të ftohtë që më venin djersët çurkë nga ecja pa frrymë dhe më ngjante sikur mbaja mbi supet e mia një të vdekur të gjallë. Sa e lashë thesin e të vdekurit, afër derës, aty ku e mora, shtyva derën e më mbyti era e thimjanit. “Mos bëra gabim që i dëgjova ato gratë?! I vdekuri,-më falni,-kostumi i atij të vdekurit priste atje, pas murit , mbështetur….” Më pështolli edhe mua një pendesë gërryse!Nëpër rrethet e hirit të dy këmbalecave anësore, kishte ende qirinjë të ndezuar. Dhe hija e vdekjes qe në çdo cep. Portretet e ikonave sikur më shihnin drejt e në sy, po nuk po e kuptoja në bëra mirë a keq në mëdyshjen time, si edhe në duhej të pendohesha për veprimin tim a të atyre dy grave…Edhe pse isha ateist!…Ç’farë dreq ateisti isha unë?!Nisi të më shqetsoj tmerrrësisht përfytyrimi se kisha veshur kostumin e atij të vdeurit, po më errdhi edhe më pranë, kanosëse, fytyra e gjyshes. U drodha. Befas u hap e u përplasë nga era dritarja e vetme e kishës, si nga dorë njeriu dhe befas, era e beftë, i shoi që të gjithë qirinjtë e ndezur. Më duhej që t’i rindezja qirinjtë e mi , po edhe të asaj gruas, që hyrri këtu me të bijën a me nusen e shtëpisë, me sigurinë e shkarkimit të ndonjë mëkati…
Menjëherë më errdhën si shigjeta , drejtë e në tru dhe në zemër, fjalët që më thanë ato “korbat e mia!”, sa mbrrita te baranga ime e varfër. Gjyshja, që e kishte mësuar gërqishten, qyshkur banonte në Korfus, disa vite të shkuara, me të shoqin varkar, më lexoi atë copën e letrës që kishin gjetur brënda thesit të zi: “O udhëtarë të Perëndisë!…Merreni këtë robë të një besimtari të Zotit dhe visheni, pa ndroje e pendesë dhe PERËNDIA QOFTË ME JU!”…Ç’të bëja tani? Të gjitha ikonat, me apostujt brënda tyre, mua shikonin se ç’do bëja…Po nuk bëra dot asgjë..Se, për bela, nuk besoja akoma që jamë më pak “mëkatar”, se sa ai zotëria i atij kostumit të zi që e mbante veshur në ditë të kremte, zije e të shënjta, nga që, që të gjithë ne jemi nganjë “çikë mëkatarë” në këtë “jetë mëkatarësh”! A nuk isha edhe unë tek dera e kishës së fshatit që i vajtëm për ta shëmbur, dhe pse i ndrojtur nga gjëma që po e bënim, gjithsesi të shtirur sikundër ishim?! Kur as frika nga Perëndia e as pendesa (që vjen nga po AJO!), nuk njiheshin, thuajse fare. Po, të paktën e dija se “e keqia e deformon njeriun!”.Ndërsa pendesa vonohej..,bile edhe “varrosej”!
Ç’të bëja! Të paktën të ndizja edhe dy qirinjë të tjerë…Me duar që më dridheshin , krrova xhepin e xhupit të grisur e të lerosur nga të dyja mëngët,nxorra prej andej qindarkat e fundit që më kishin mbetur, mora dy qirrinjë nga tufa e lënur mënjanë dhe i ndeza: një për vete e një për atë të vdekurin që më dukej sikur shihte mua nga përbrënda thesit të zi… Gjithsesi edhe jeta jonë nuk qe më pak e zezë se sa ky thes e as se sa i zoti i atij kostumi që nuk arriti dot, as ta vishte e as ta merrte me vete, atje ku shkoi…Ika kokëulur e mbi mua ra “perdia e natës”!
Athinë, më 27 maj 2023
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply