Enver Bytyçi
Lexova diku se një analist i thoshte Belerit “Ai qen bir qeni….”!
Kjo gjuhë është e ndaluar të përdoret nga hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët edhe ndaj kriminelëve që dënohen me burg për jetë, sepse është denigruese për dinjitetin njerëzor! Ndërkohë që kodi i etikës dhe madje edhe deontologjia nuk lejojnë askënd të fyejë në dinjitet dikë tjetër, çfarëdo të përfaqësojë personi, të cilit i drejtohesh!
Gazetaria ka një kod etike. Madje tradicionale, që do të thotë se ky kod ka marrë trajtën e deontologjisë, kur kodi etik shndërrohet në rutinë e profesionit! Por ja që “analistë”, mediokër dhe pa kurrëfarë logjike në diskursin e tyre, përdorin fyerjen si “argument”! Edhe pse fyerja në dinjitet e personalitet nuk është e nuk mund të jetë argument. As atëherë kur fyerjen e ve në sprovë kryeministri i vendit, fyerja nuk përbën argument. Edhe kur e përdorin analistë të tjerë në formën se “ky ose ai politikan e ka trurin sa të pulës”, nuk përbën argument.
Fyerja është poshtërsi profesionale!
Ps. Ky shënim nuk ka për qëllim ta mbrojë as ta denigrojë zotin Beleri! Qëllimi im është që lexuesit të kuptojnë gjendjen e rëndë ku ka rënë media shqiptare, bashkë me gazetarët dhe analistët e saj!
Burimi/Facebook


Leave a Reply