Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ku një automjet ka dalë nga rruga, mes pasojë plagosjen e tre vajzave të reja.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese një shtetase 20 vjeçare, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe një tjetër shtetase 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, po ashtu edhe një 18 vjeçare, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit
Mësohet se njëra prej vajzave është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerat ndodhen në spitalin e Shkodrës.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply