Kishim kohë pa kënduar. Megjithatë, nuk ishte ky motivi për të cilin, një skuadër e mirë; RajMonda, Mirela, Marjana, Skenderi dhe Ndoi, u nisëm nga Brescia. Në Milano u bashkua me ne edhe kolegia jonë Fabiola e udhëtuam drejt qytetit Novara. Kishim prenotuar biletat dhe rrugën e bëmë me një frymë, se atje na priste që të bashkoheshim me projektin e saj joshës “Ura” …
– Shoqata “Ura” i themelua në vitin 2011 si domosdoshmëri … – e nisi fjalën e tij sekretari i këtij organizimi shoqëror Osion Osja, në darkën festive pas koncertit. Presidenti i kësaj shoqate, zoti Eno Dule u përqendrua në linjën e aktiviteteve kulturore e artistike që kanë ndjekur me frymëzim e cilësi, me qëllim që intergimi i komunitetit të realizohet përmes vlerave. Foli edhe për veprimatritë e përhershme që kanë ndjekur prej vitesh me prioritet, si; sporti, shkolla, etj. E kemi pasur si parim prësor që të ruajmë unitetin mes nesh dhe të komunitetit tonë. Për këtë, tha se gjithçka e kanë bërë në emër të komunitetit, duke e bërë gjithë veprimtarinë si motiv e faktor bashkimi. Më pas, vazhdoi oratori, kemi synuar që të lidhim idetë dhe imazhin me realitetin dhe me modesti pohoi se, sadopak, ia kemi rritur.
Duke qenë hera e parë që kontaktoj me këtë realitet të bukur, përmes fjalëve të tyre dhe varpimtarisë kulturore të mbrëmshme, nisem përmes detalit që të nënkuptoj, sadopak, të tërën. Gjëja e parë që bie në sy, është kompaktësia e dhe bashkëlidhjet shoqatë-komunitet dhe kjo është garancia më e madhe për arritjet. Dhe me të drejtë, Presidenti ia artibuon meritat komunitetit pjesëmarrës me dëshirë dhe me sinqeritet. Ndërkohë komunteti është i ndërgjegjshëm për vlerat që manifestojnë drejtuesit.
I kanë dhënë emër sa kuptimplotë, aq të bukur shoqatës së tyre. Si në kuptim praktik, ashtu edhe në kuptimin figurativ, fjala “ura” nënkupton bashkim brigjesh, bashkëpunim komunitetesh, lidhje popujsh, pikëtakim rrymash … Miqtë në Novara e dinë mirë se çfarë materie të qëndrueshme kërkohet për të ndërtuar ura silode. Ndaj ata kanë vendosur që urën ta ndërtojnë me art dhe me artistë …
Më 14 maj 2023, në qendrën e qytetit Novara, në Conservarorio Cantelli, kishin organizuar eventin ambicioz “Koncert me muzikë klasike”. Ideja e tyre ishte të vënë në skenë artistë shqiptarë të cilët vala e lëvizjeve demografike e emigratore i ka çuar të jetojnë kryesisht në Veri të Italisë. Për të realizuar koncertin, ishin angazhuar e kishin punuar sipas ideve të artistit Artan Lika. Kishin ftuar mjeshtra të instrumentave idiofone e frymore. E ftuar ishte edhe sopranoja me emër sugjestionues Anila Hoxha Gjermeni. Në qendër të skenës kishin vendosur një pinaoforte. Sfondi përcillte ndjesinë e mjedisit muzikor. Mirkofonat e gjithçka gati …
Një djalë i ri, dhe një vajzë elegante hapën siparin. Profesorja Egla Teja tha që kishte në krah për të prezantuar ish-nxënësin e shkollës “Ura”, Alessandro, tani student, dhe kjo ishte një koincidencë domethënëse. Koincidencë e bukur ishte edhe dita e mëmave dhe, natyrshëm u shpreh një urim drejtuar pikërisht atyre. Mbrëmja në Novara nuk kishte shumë vend për oratorì. Por e detyruar ishte të përmendej edhe një emër fisniku shqiptar. Zoti Elis Dizdari kishte sponsorizuar këtë aktivitet impenjativ. Po ashtu u përmend fakti se ai ka sponsorizuar edhe shkollën “Ura”. Një mirëseardhje nga Presidenti Eno dhe nisi maratona e bukur e prezantimit të artistëve. Prezantuesit kishin përgatitur për secilin prej tyre nga një skedë me një sintezë të shkurtër të përgatitjes profesionale dhe të ushtrimit të profesionit privilgjues të artistit. Dhe tani privilegjet ishin të gjitha për spektatorët.
Nga një autor austriak, (Fretz Kreitzler) sollën një instrumentale violinistja virtuoze Arbëra Rubolino dhe pianistja Kleva Metolli. Në skenë u sollën disa krijime të kompozitorëve nga Austria, Spanja, Italia e Franca, si: Mozart, Enrique Granados, Pucini. Prekëse ishin momentet kur u përmendën emrat e kopozitorëve tanë me famë, si; Çesk Zadeja, Prenk Jakova, Pjetër Gaci, Limoz Dizdari, Zef Çoba. Tepër të bukura ishin interpretimet e loja me klarinetë nga Lorenc Stajka dhe me fagoto nga Kujtim Rroji, si në solo, ashtu edhe në formën e një stafete gazmore në treshe etruske. Ata dolën disa herë në skenë dhe shumë prej pjesëve i dëgjonim për herë të parë. Një pjesë të vogël të zgjedhur nga repertori i saj plot respekt solli sopranoja Anila Hoxha Gjermeni e cila, si një shqiponjë që pushton alpet, pushtoi skenën e elektrizoi sallën. Kishte sjellë për të pranishmit disa arie të zgjedhura të cilat u pëlqyen dhe duartrokitën gjatë. Ishte vetëm 16 vjeç, kur ishte në bankat e Liceut. Atëherë iu besua roli i Mrikës në operan e parë shqiptare me të njëjtin titull. Me emocionin e kujtimit të ëmbël, me dridhërimën e fatit të heroinës dhe me shkallën e lartë të mjeshtrisë së interpretimit, e solli në skenë për ne në distacë dekadash, duke treguar se adhurimi për këtë besim që jua dha, i është bërë stimul për të realizuar ambiciet e një artistjeje të kompletuar e me karrierë të famshme.
Këngëtari i operas Artan Lika, para ca kohësh, në një intervistë shpjegoi për dëgjuesin që opera është, muzikë, është këngë, veprim, është interpretim aktorial, çka ne jo profesionistët e kuptojmë si një sinkronizim i disa arteve që kristalizohen në një. Domosdo, publiku priti me shumë ngrohtësi beniaminin e tij. Së pari u prezantua me një romancë me titull “Ah, ju male”. Nëse Naim Frashëri në poemën e famshme malet që përpijnë qiejt e retë, përcjellin krenari, por një krenari të frikëshme, këngëtari bas me zë burrëror, në romanacë joshet nga një krenari përmalluese, si simbol i papërkulshmërisë. Të pëlqyeshme për pubikun ishin notat humoristike në një fragment nga “Berberi i Siviglies” dhe në duetin me sopranon Anila në fragmentin nga opera “Don Zhuani”. Pastaj në fund ftoi gjthë auditorin të këdojnë një këngë me popullaritet, të gjithë së bashku.
Për t’u theksuar është se të gjithë numrat që u prezantuan, u shoqëruan stoikisht nga pianistja Kleva Metolli.
Ne e ndiejmë që ishte me vlera dhe i bukur ky event. Në momentin që vihemi përballë pyetjes “pse ishte i bukur?”, lëshojmë armët përdhe e ngremë duart.
E para, artistët tanë, siç dëgjuam edhe nga skedat prezantuese, kanë mbaruar të gjithë Akademitë e Arteve. Ata nuk janë mjaftuar me aq. Kanë perfeksionuar studimet edhe në akademitë e arteve, kryesisht në Itali, por edhe në Austri, Gjermani e Zvicër.
E dyta, ata dolën në skenë si shërbetorë, duke e konsideruar publikun mbret. Përpiqeshin dhe përpiqen gjithmonë që në mjeshtrinë e tyre të evitojnë gabimin qoftë kjo edhe një e gjashtëmbëjeta e notës, duke respektuar në maksimum profesionalizmin e tyre dhe duke e quajtur të shenjtë.
E treta, me lëvizje të kursyera, me lëvizje të matura dhe veprime të studiuara, evitojnë psudomuzikën dhe duke treguar se muzika e kultivuar zë vend në vetëdijen e njriut të kulturuar.
Për këto dhe shumë faktorë të tjerë, ne njerëzit e thjeshtë nuk arrijmë kurrë t’i kuptojmë artistët që investojnë nga talenti e dhuntitë e tyre. Për një njeri të zakonshëm, është e pakonceptueshme të kalojmë natën pa gjumë për një gjysmë note …
Për këtë, ne u ndiem të vegjël, të vegjël para kontributit të madh të artit profesionist, para përkushtimit të tyre, para adhurimit të publikut, sidomos, atij shqiptar.
Mbrëmja e gjatë në Novara vazhdoi në një lokal, i cili ditën e diel e kishte pushim. Duke qenë djali i mikut tonë, shkrimtarit Myftar Gjonbalaj, bashkë me nusen e tij na shërbyen në lokalin ku punojnë. Mbrëmja vazhdoi me oratori, me recitime, me përshëndetje nga përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë e Kosovës, Luljeta Çonanaj dhe Driton Blakçori. Përsëri në evidecë maestro Artan Lika, por tani në rolin e thi showmen. Për çudi, artistët e mëdhenj, ditën të bëhen edhe ata, të vegjël. Me shumë dashuri na “detyruan” të këndonim në kor sa mundëm, këngë popullore nga gjithë tevat shqiptare dhe kultura shqiptare, për një natë ishte padrone.
Burimi/Facebook


Leave a Reply