Rreshtohën fjalët vijnë palë- palë
Sikur, nga deti, vijnë dallgët valë
Deti është i gjërë e, i paànë
Vijnë nga bota, nga çdo ànë
Numërohën ditët, si kokrrat në tespihe
Ditët pranverore, na kanë lënë shije
Sepse, dimri kaloi, i idhët e zemrak !
Me t’ftohtin e egër, s’u pajtuam aspak !
Koha, sikur xhveshi petkun dimëror
Male e kodra, mbuluar me dëborë
Edhe dielli, po nxjerr syrin “magjik” mbi màle
E, po shkrinë dëborën e ditëve – kallkane !
Zogjtë erdhën sërishmi , si mergimtarë
Të ngrohëtin e pranverës ,sëbashku për ta ndarë *
Dallandyshet u kthyen, me cicërima
Si fishekëzjarret me vetetima.
Pulëbardhat “krehin” valtë e detit
Me krahtë e hapura, borë e bardhë
Ikën ditët e frikëshme të termetit !
Ditë më të qeta, kanë me ardhë *
Pse, njerëzia , u kënaqka me pak ?!
Dimri i trishtë, u kishte hyrë “n’hak”!
Shi e borë, borë e sërishmi shì
Çelu ditë e dielltë, e pastuhi *
Që të t’bëhët ëndrra realitet
Duhet, vetëm besim e vullnet
Të ketë: ditë të pranverta, gjithëmonë
Të bashkohën, vullnetmirët, sa s’është vonë *
Me, 27 prill, 2023.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.





Burimi/Facebook


Leave a Reply