Më rrënqeth një zë bilbili, dhe frymën në vend më shtang
vjen si jehonë e një gjëmimi, pas rrufesë rënë diku larg.
Sepse s’erdhi si përhera, me këngë e zë të kulluar
Bashk me të dhe mijëra zëra, më vinin duke vajtuar.
Frymën mbajta të dëgjoja, bilbilat qanin me ligje
këngët që me ju këndoja, më ktheh’shin në vaj qyqe.
Vajton ti bilbil- i bukur, mua zemra ka krisur
ti ke ngelur krejt i vetëm, prej të gjallëve je braktisur!
Skender Lazaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply