Nga Skënder Sadri KAPITI
Kanë kaluar disa muaj që kur kryetari i Partisë Demokratike ligjore e zyrtare dha dorëheqjen. Koha vertetoi faktin se Basha ishte dhe vazhdon të jetë i sulmuar me shpifje , sajesa, intriga, kurthe e puce nga foltorja, nga non gratistët , nga antiamerikanet, nga korrupsioni dhe nga e gjithë politika e vjetër.Kjo kohë mungese në publik ,por jo mungesë te antarësia e PD-së as nga strukturat e PD-së ka krijuar një vakum të madh politik për PD-në, aq sa tashmë rikthimi i tij fuqishëm është duhuri dhe domosdoshmëri jo vetëm për Partinë Demokrastike por edhe për demokracinë shqiptare, për të bërë ndryshimin dhe cmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës”, kjo edhe për faktin se ai është edhe partneri politik më i besueshëm edhe nga SHBA-të.
Për mbështetjen e Bashës ka nevojë jo vetëm kandidati BEJKO për Tiranën dhe kandidatët e tjerë të PD-së dhe ata për këshilltarë bashkiak,por për Bashën kanë nevojë edhe kandidatët e foltores nëse ata distancohen nga Berisha dhe nga ata të cilët e sulmuan dhunshëm Selinë e PD-së, dhe nëse ata dënoncojnë frymën antiamerikane të foltores së strehuar te socialisti Ilir Meta, si dhe të deklarohen se nuk janë kandidatura të Berishës dhe as të ilir Metës dhe të bëjnë thirrje për të votuar listën e kandidatëve bashkiak te listës së PD zyrtare.


Leave a Reply