Një hije kishte rënë mbi màja
Bari gjelbëronte në ograja
Dielli ndrinte shkelqim, si asnjëherë
Ditë të paqta, n’ketë pranverë *
Ditët ikin e përcjellin njëra – tjetrën
Kujtojnë e s’harrojnë, të vjetrën
Çdo ditë, ka lënë vlagën e saj
Asaj vlage, mos ju ndaj
Ditët, mbahën mënd nga rëndësia
E ato, përfshijnë kujtime
Qofshin të mira, apo të këqia
Vlerë kanë , kur sjellin ndryshime *
Ditët kanë, ritualin ditor
Kanë dhe màlet kapuçbardha me dëborë
Nga qielli, mund të zbresin meteorë
Në ditë lirie, bien edhe deshmorë *
Lotët e dhimbjes, ënde s’jànë tharë !
Të hapura plagë, nga më e keqja farë
Njeriu, duhët t’jetë, bir i mirësisë
Frut i shënjtë, i dashurisë *
Mbi ty, le të bien, shumë rreze drite
Këtë ditë të bardhë,me vite e prite
Dielli lëshon rreze, për të gjithë, padallim
Për mua, le të mbetësh, më i miri kujtim *
Pranvera, gjithnjë, ngarkuar me lule
U marrim erë, i këpusim me pekule
Ato kanë, t’gjitha ngjyrat e ylberit
Prandaj vihën, mbi piedestalet e mermerit
Themi kurorë e nënkuptojmë: lule *
Qoftë ndër lendina, apo kacavarur, mbi mure
Shtrohën “qylymat “me t’gjitha ngjyrat
Njëherësh, këngës, ia thonë bilbilat *
Delet, qëngjat , blegërijnë nder lendina
Shumëngjyrëshe lulët, nder livadhe e bashtina
Dielli ndriçon e shëndrin fytyrat *
Mbi balle, ka lëshuar t’gjitha ngjyrat *
Këpusin femijtë lule nëpër fusha
Nepër fusha, sa u paska shije *
Doçkat e bardha, t’vogëla fëmije
Si lulet dhe ata , të bekuar – Perëndie *
Diellin në shpirt dhe shpirtin tufan !
Për, popullin e lirë,asgjë s’e mban !
Dritë e diell, të ketë njerëzimi
E, ditë të numëruara, të ketë, mjerimi !
Me, 01,prill 2023.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.



Burimi/Facebook


Leave a Reply