Kam dëgjuar që nga viti 1991 e derim në ditët e sotme të 2023 shumë persona që shprehin fjalë të pa bazuara në fakte duke u shprehur : “Edhe unë isha aty në demonstratën e parë të 25 marsit e cila u zhvillua në stadiumin Besa të Kavajës kur përherë të parë u ngritën dy gishta lart dhe u thërrit me zë të lartë para bishës së egër “Liri – Demokraci”,” Enver- Hitler “,”Poshtë diktatura komuniste” . Atë ditë të datës 25 mars 1990 pista e fushës ishte e mbushur plot me
sambistë;operativë,sigurimsa ,policë e njerëz të lartë të partisë të ardhur nga Durrësi e Tirana.Në fillim dy gishtat lart dhe fjalët Liri -Demokraci,Enver-Hitler ,poshtë diktatura komuniste kanë si protogonist kryesorë Rexhep Rrugejën e më pas disa të rinj të qytetit të Kavajës të cilët u përleshën dhëmbë për dhëmbë me sambistët.Protogonistët kryesorë të kësaj ngjarje madhështore ishin dy vëllezërit Rrugeja dhe disa të rinj të qytetit të Kavajës .Që nga viti 1991 e derim në vitin 2023 janë shumë persona që duan të bëjnë trimin ,heroin,shkrimtarin duke shprehur fjalë të pa bazuara në fakte duke u shprehur :”Edhe unë isha në demonstratën e 25 dhe 26 marsit ,apo në demonstratën e 29 marsit të vitit 1990 e tjerë demonstrata që u zhvilluan në qytetin e Kavajës në vitin 1990?!”Por duke u ndeshur me ta në biseda të lira shum prej tyre ngatërrojnë datat dhe nuk i dijnë ngjarjet se si kanë rrjellur.Z qesharakë që jeni i kam thënë:Edhe me kopjuar nuk dini?!Por të paktën thoni mar nga shkrimi i Rexhep Rrugejës dhe mos e deformoni shkrimin tim?!E kam shprehur shpesh herë si në shkrime dhe në medje televizive se çdo qytetarë i Kavajës që i ka përjetuar ato ngjarje ka diçka për të rrëfyer .Çdo qytetarë i Kavajës ka vendosur një gurë të fortë për ardhjen e Demokracisë e cila për fatin e keq nuk ka ardhur akoma në Shqipëri.Por kurrë nuk pajtohem me personat që gënjejnë ditën për diell. Në burgjet e sistemit komunist dhe në demonstratën e parë heronjtë e vërtetë u vranë, disa u arrestuan të parët dhe përfunduan në burg,disa përfunduan nëpër biruca duke u torturuar në mënyrën më çnjerëzore nga xhelatët e kuq sa që jeta e tyre ishte ne fije të penit. Kur dola nga birucat enveriste dola me kokën lart sepse demonstrova hapur para bishave të egra komuniste për Liri -Demokraci që ende se kam arritur ,dhe ajo që më bën krenarë është se asnjëherë nuk iu nënshtrova torturave çnjerëzore të xhelatëve të kuq por nga goja ime doli vetëm gjak i pafajshëm.Me kalimin e vitëve unë dhe shumë liridashës të vërtetë dolëm njerëz pa vlera sepse, bijtë e komunistëve të vërtetë drejtojnë pushtetin dhe jetojnë si mbretërit duke e kthyer historinë ashtu si intereson atyre.Ato mua më kanë sulmuar e më sulmojnë në mënyra nga më të ndryshmet.Kjo është dhe sot arsyeja që vazhdojmë mos me pasë histori të shkrueme të saktë dhe demokraci të vërtetë!
Është shkruajtur e do të shkruhet sërisht për këtë ngjarje madhështore por e vërteta do të dali në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me shkruajtur realitetin ashtu si ka qenë duke mos qenë më pjesë e politikës së korruptuar.Mëgjithëse e vërteta ka dalur në dritën e diellit,janë bijtë e Enverit që e deformojnë historinë qëllimisht.Mendimet e kundërta të pa bazuara në fakte reale të kopjuara në librat e mijë dhe të deformuara qëllimisht të cilat janë shkruajtura nga autorë të ndryshëm në libra, gazeta, artikuj dhe konferenca përkujtimore, rrjete sociale më kanë detyruar të shkruaj e të protestoj shum herë kundër këtyre personave që nuk kanë pasur kurrë në jetën e tyre as histori të lavdishme,as dinjitetet dhe sinqeritet por mbi të gjitha nuk kanë pasur as moral.Morali i tyre ka qenë dhe është vetëm partija dhe interesi i tyre personal.Sot jam mëse i bindur se frutin e kanë përfituar komunistët ,bijtë e tyre ,servilët,frikacakët dhe një pjesë e mirë e simpatizantëve të partive.Po sjell disa aspekte shkurt ku personat pa moral bëjnë unin.1)Në stadiumin Besa me 25 mars 1990 jo të gjithë ishin pranë meje përveç vëllait tim Ilirit dhe disa të rinjve .Në atë demonstratë nuk u ngrit i gjith stadiumi me thirrje Liri -Demokraci.Thirrjet e para u dhanë nga Rexhep Rrugeja e më pas nga grupi i dy vëllezërve Rrugeja.Nëse do thërriste i tërë populli në stadium do tiu bashkonte thirrjëve të Rexhep Rrugejës që në fillim, ose do të ngrihej në këmbë në mbështetje të ilir Rrugejës i cili u rrah barbarisht para dymbëdhjet mijë shikuesve.2)Me 26 mars 1990 kur u sulmua Policia në mbështetje të Rexhep Rrugejës ,Ilir Rrugejës ,Safet Beçerrit dhe Selaudin Carës nuk ishte i gjith populli i Kavajës ,por rreth 200 persona.Kur shkruajnë në rrjete sociale na shkruajnë me mijra vetë edhe unë isha aty?!Aty ka qenë vetëm një grua nënë Hyrmetja ,se na dalin sikur ka pasur dhe gra ,ku e qara e tyre nuk pushonte.Në Polici ka qenë nëna e dy vëllezërve Rrugeja ku me lotë në sy i lau rrugët e Kavajës, Durrësit, Tiranës e Tërrnovës.Atë natë nënë Kimetja kishte marë bukë për tia sjellur djalit të madh Rexhepit i cili ishte arrestuar nga polici i plotfuqishmi i Lagjes Sharrë Shaqir Hasalliu.Duke ndenjur para godinës së Policisë me shpresën se do ti fuste djalit të madh Rexhepit bukën nënë Kimeten e kanë tundur policët duke e kapur nga rrobat e duke i thënë e shikon se çfar kanë bërë dy fëmijët tuaj , i kanë thyer të gjith xhamat ? Në Policinë e Kavajës kanë qenë të arrestuar vetëm Rexhep Rrugja dhe Selaudin Cara ,ndërsa Ilir Rrugeja dhe Safet Beçerri janë përcjellur natën e 25 marsit në Degën e Durrësit.Kur Rexhep Rrugeja po torturohej nga ZV /Ministri i Brenshëm Zylyftar Ramizi ,Shefi i Policisë së Kavajës Sazan Tare e një sigurims tjetër ,rreth 200 të rinj të qytetit të Kavajës thërritën përballë Rajonit të Policisë së Kavajës:”Lironi shokët tanë “.”Rroftë Ramiz Alia ,poshtë dinastia e fjalë kundër Nexhmije Hoxhës”.Protestuesit goditën xhamat e Policisë me gurë duke thyer xhamat.Gurët erdhën derim te këmbët ku po torturohej liridashësi Rexhep Rrugeja.Në çast në dhomën ku po torturohej Rexhep Rrugeja futet polici Ymer Sheshi i cili i thotë Sazan Tares:Shef na mbytën si mijtë brenda, prandaj na jep urdhër të qëllojmë.Sazan Tare i tha :Nuk më dhimbsen këta këlysha ku..sh ,por nuk kam urdhër nga lart.Kam urdhër të qëlloj vetëm për vetmbrojtje.Kur Sazan Tare zbret në oborrin e policisë takon Çezar Petjën i cili ishte vetë dorzuar.Çezari ishte bashkë me pjestarët e familjes së tij.Çezari pas bisedës disa minutshe në oborrin e Policisë me Sazan Taren është lënë i lirë.Pas disa minutave protestuesit u larguan,dhe rreth 40 protestues dolën në qendër të qytetit dhe hodhën të njëjtat parrulla ,kur erdhën dritat protestuesit u larguan.Në Policinë e Kavajës Rexhep Rrugejën e kanë pyetur shumë policë e operativë si :Imer Xhafa;Shaqir Hasalliu,Azem Tahiri,Osmon Guma,Gjon Momli etj.Natën vonë të datës 26 marsit Rexhep Rrugeja është përcjellur në Degën e Durrësit bashkë ne Selaudin Carën 4)Me 29 mars 1990 mbarë populli i Kavajës erdhi në familjen time por jo të gjith e takuan babain tim apo nënën time, jo të gjith ishin në Degën e Durrësit kur babai Ganiu shkoi për të takuar djemtë.Jo të gjith erdhën në Gjykatën e Durrësit për të dëgjuar gjyqin e Ilirit.Shkurtimisht solla disa aspekte për të treguar se persona pa moral thojnë edhe unë isha aty?!Kjo është kështu ?!Këte e kam thënë unë?!Persona pa moral kērkojnë të bëjnë historinë e familjes Rrugeja që për javë të tërë tronditi regjimin diktatorial komunist.Por në ato ditë marsi u trondit dhe famija Rrugeja e cila nuk e dinte nëse i kishte gjallë dy fëmijët e tyre .Por arrestimi i dy vëllezërve Rrugeja tronditi dhe zemrat e qytetareve të Kavajës të cilët iu gjendën pranë familjes së Gani Rrugejës në ato ditë të vështira.Për ngjarjet e vitit 1990 kam humbur vite të shumta për të shkruajtur.Kam rreth 30 vite duke mbeldhur rrëfime te popullit të Kavajës , sidomos personave që ishin në ballë,kundërshtarëve politik ,në Gjykata ,Ministri të Brendshme etj.5)Ku i dëgjuan thënjet e policit Ymer Sheshi disa persona qesharakë?! I kanë dëgjuar te Rexhep Rrugeja ,te thënjet dhe shkrimet e Rexhepit .Por sado që ata persona qesharakë mundohen të behen mjeshtra të fallsifikimit unë jam gjallë dhe i kam kundërshtuar në shkrime të ndryshme . Kam shkrujtur para njëzet vitëve në gazeta e libra .”Kavaja fshati më i bukur në Shqipëri”,”Po shtohet ushtria e të pa punëve”,”Zoti Bersha ejani në Kavajë ,pasi Kavaja ka shumë probleme ,na mbytën mafjozët tuaj”,”Mos shtrembëroni historinë”,”Vilat e pushtetarëve të ndërtuara në bregdetin e Kavajës”,”Pushtetarët kanë bashkuar Kavajën me Tiranën për ti grabitur bregdetin”,”Ne bregdetin e Kavajës është ndarë rëra, nesër do të ndahet dhe deti (uji)”,”Në Shqipëri udhëheqin bijtë e Enverit “,”Në Shqipëri udhëheqin partitë motra PS ,PD, LSI”,”25 marsin e ka përkujtuar vetëm familja Rrugeja ,nesër do ta festojnë dhe partitë motra”,.”Populli i Kavajës është Pishtarë i Demokracisë Shqiptare”, “Në Shqipëri dominon e keqja,pjesa më e madhe e popullit përkrah dhe voton partitë motra .Pjesa më e madhe e popullit proteston kur e thërrasin partitë motra,disa i nxjerrin këngë liderve,disa i quajnë Skëndërbej etj levdatash”,”Kavaja qyteti që ishte shtet më vete”,”25 marsi dita e Kavajës dhe e Shqipërisë”,”Kavaja qyteti që mposhti frikën”,”Kavaja Zemra e Demokracisë Shqiptare”,”Kavaja Shkëndija e parë e Demokracisë në Shqipëri”,”Kavaja Lokomotiva e parë e Demokracisë Shqiptare”,”E duam Shqipërinë si gjith europa”,”Morrat morën fund”,”Hekuran Sllobodan”.Kam shkruajtur për vrasjen e Shefik Toskut,për Dëshmorin e Demokracisë Josif Budo dhe për ngjarjet në përgjithësi të ndodhura në Kavajë në vitin 1990,kam shkruajtur për Pishtarët pa flakë .Kam denënsuar për shtrembërimin e historisë së lavdishme të 1990 te Fiksi.Kam shkruajtur kritika dhe protestuar kundër Ramës, Berishës Metes etj politikanëve përballë Parlamentit Shqiptarë ,protesta të organizuara nga ana ime me financimin tim të pa përlyer nga partitë motra .Kam shkruajtur dhe shumë shkrime të tjera si dhe poezi. Familja ime ka 33 vite që kontribon për qytetin e saj Kavajën dhe Atdheun në fusha të ndryshme të jetës .Jemi e vetmja familje që mbrojmë dhe përkujtojmë demonstratën e parë të 25 marsit 1990 të mbështetur nga miqtë tanë.Kemi 33 vite që përkujtojmë dy dëshmorët e lirisë,dëshmorin e Kosovës Indrit Carën dhe dëshmorin e parë të Demokracisë Shqiptare Josif Budon. Si familje kemi plot 33 vite që protestojmë për liritë dhe të drejtat e njeriut kundër partive motra që i kanē sjellur shqiptarëve vuajtje dhe lot.Ku janë ato që meren me lloqe ,që jo vetëm nuk kanë histori por kur e duan aq shumē 25 marsin apo historinë e Kavajës përse nuk e mbrojnë apo të protestojnë duke i thënë politikanëve të korruptuar dhe historianëve të korrupruar që 25 Marsi është dita e Kavajës dhe jo 26 marsi që është thërritur :Rroftë Ramiz Alia, Poshtë Dinastia, dhe të vejnë nje tufë me lule në bustet e dy dëshmorëve meqë i duan aq shumë!Një pjesë të personave që meren me lloqe dhe nuk kanë vepra i kemi dhe në Shqipëri por për fatin e keq i kemi dhe në emigrim ku me punën e tyre të ndershme bëhen pjesë e partive motra.Por ka dhe më keq ,disa kalojnë nga partitë motra ,te partitë e Galdinit ,Mehdiut ,Kreshnikut ,Metës etj parti dhe si pa të keq kthehen sërisht te partitë motra që dikur i kritikonin ,duke i bërë lëvdata .Disa edhe kontribojnë te këta parti ashtu si kontribonin te partia e Galdinit apo te partia e Kreshniku apo te Pd e Ps e me radhë.Ka dhe studentë të dhjetorit që nuk kanë lidhje fare me protestat e Kavajës dhe duan të bëjnë protogonistin ku në të vërtetë janë hiçi.Ata mund të na tregojnë shum mire se si mësonin veprat e Enverit nëpër auditoret e tyre, kur ne, në atë kohë i shkelnim me këmbë veprat e Enverit në stadiumin Besa dhe në qendër të Kavajës.Ajo demokraci që unë kërkova nuk erdhi kurrë në Shqipëri sepse në Shqipëri udhëheqin bijtë e Enverit.Për mua partia është familja dhe Atdheu.Vepra e mirë është ajo që e nderon njeriun.Familja Rrugeja e vujti më shumë se kushdo tjetër diktaturën komuniste në vitin 1990.Falenderoj popullin e Kavajës për atë mbështetje të fuqishme që i dha familjes Rrugeja në ato ditë të vështira .Populli i Kavajës është Pishtarë i Demokracisë.
Autori :Rexhep Rrugeja.03.04.2023.


Burimi/Facebook


Leave a Reply